• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sarandë/ Mbetet në burg ukrainasi që akuzohet për vjedhje, Apeli rrëzon kërkesën për lirim

by Java News
31/08/2017 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Apelit vendosi që Oleg Koval, i arrestuar per vjedhjen e mbi 8 mije eurove te nje pushuesi ne Sarande, te mbetet ne burg. Ne senacen e sotme, edhe Apeli vendosi te lere ne fuqi masen e sigurise ‘arrest me burg’.

Fillimisht gjykata vendosi qe ai të hetohej i lirë duke i vendosur një garanci pasurore prej 8 000 eurosh. Por turisti 43- vjeçar zgjedh të qëndrojë në burg pasi nuk ka të ardhura për të lënë garanci një shumë kaq të madhe.

Koval kishte ardhur në Shqipëri për të kaluar pushimet verore bashkë me djalin e tij, ku qëndruan disa ditë në Sarandë pas fatkeqësisë së humbjes së bashkëshortes.

Koval u arrestua mbrëmjen e 10 majit, kur policia kufitare e Rinasit e ndaloi pak para se të nisej charterin ku ai udhëtonte me të birin 11-vjeçar. Ata kishin ardhur me pushime në Sarandë pas vdekjes së bashkëshortes së Koval, me qëllim që i biri të kalonte traumën.

Por, një denoncim në Komisariatin e Sarandës nga biznesmeni nga Tirana, Ilien Prifti, 40 vjeç, bëri që të vihej në pranga. Prifti kallëzoi se ndërsa ndodhej me pushime në Sarandë, i kishin vjedhur 8300 euro nga portofoli.

Arrestimi i turistit nga Ukraina erdhi pasi nga kamerat e sigurisë, policia tha se ka prova të mjaftueshme për të ngritur akuzë ndaj tij. Në bazë të pamjeve nga kamerat e sigurisë së një biznesi pranë zonës së plazhit, shihet momenti kur 43- vjeçari ukrainas përkulej mbi shezlongun e biznesmenit, të cilin e kishte bërë mik gjatë pushimeve.

Ky filmim duket se ka qenë indicie për shpalljen në kërkim të tij dhe më pas kapjen në aeroport. Koval, përmes një deklarate pranoi që i biri të udhëtonte i vetëm, ndërkohë që vetë u dërgua me pranga në Sarandë. Në momentin e arrestimit në Rinas, atij iu sekuestruan 1600 euro që iu gjetën në xhep.

ma.me

Next Post
10 vendet e pazakonta ku duhet të bëni seks të paktën një herë në jetë

10 vendet e pazakonta ku duhet të bëni seks të paktën një herë në jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In