Mëngjesin e sotëm rreth orës orës 06:48, në plazhin e ri të Sarandës, lagjja mr.4, afër portit është gjetur një person në ujë. Ai u gjet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u dërgua menjëherë drejt Spitalit të Sarandës por ka ndërruar jetë rrugës.
Viktima është idenfitikuar si shtetasi F.G., rreth 73 vjeç, lindur të Tepelenë, banues në Sarandë.
Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale pasi ky shtetas vuante nga semundja e diabetit dhe kishte probleme me tensionin.
Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.
shqiptarja.com/d.i.