Gjendet i pajetë në banesë një 33-vjecar në Sarandë. Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale R.M., banues në lagjen nr. 3 në Sarandë.
33-vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët, i shtrirë në shtratin e vet, pa shenja dhune.
Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të spitalit “Petro Nako” të Sarandës ku do t’i nënshtrohet autopsisë.
Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, teksa mësohet se viktima ka disa precedentë të mëparshëm penalë./ b.h











