Aksidentohe një automjet i një kompanie private sigurie në Sarandë. Sipas policisë, mjeti i cili transportonte një sasi parash ka dalë nga rruga por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
“Rreth orës 09:00, njoftohemi se në vendin e quajtur “Ura e Gajtarit” Sarandë, ka dalë nga rruga automjeti i policisë private me targë AA 363 HI, i cili ishte nisur për të transportuar vlera monetare Sarandë-Tiranë”, raporton policia.
Si pasojë nuk ka asnjë person të lënduar përveç se dëme materiale të mjetit.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale./a.m.