Tragjik ka rezultuar fati i një 28-vjeçari nga Delvina, i cili ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 14:20, në lagjen nr.1 Sarandë. Burime zyrtare thanë se behet fjale për shtetasin me inicialet L.Z., banues në Fushë-Veri Delvinë.
Policia u njoftua nga qytetarët se një person ishte gjetur i pajetë në një rrugicë, ndërsa kishte shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. I riu ka qenë në punë e sipër duke shtruar kabllo televizioni nëpër banesat e kësaj lagjeje dhe dyshohet se duke rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me ngjarjen.
ma.me










