• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Saranda dhe Ksamili ulin çmimet/ Fushata sponsorizuese në rrjetet sociale

by Java News
22/07/2024 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Saranda dhe Ksamili ulin çmimet/ Nisin fushatat sponsorizuese në rrjete sociale

Thuajse dy javë më parë ishte e vështirë të siguroje për fundin e korrikut apo për gushtin një hotel me çmim ekonomik në Sarandë. Gjithçka niste nga 60 euro ku i përfshirë ishte vetëm akomodimi, kurse për Ksamilin, çmimi më i lirë ishte 80 euro nata. Çmimet e akomodimit në këtë fillim sezoni u rritën me 25-30%. Por, rritja e çmimeve duket se e uli menjëherë kërkesën, duke nxitur veprimin e kundërt.
Së fundmi ka një fushatë sponsorizimesh në rrjete sociale ku strukturat akomoduese janë bërë aktive me oferta, në një përpjekje për të rifituar pikët që destinacionet po humbisnin nga rritja e çmimeve që ndodhi gjatë qershorit dhe fillimit të korrikut. Tashmë mund të gjesh për pikun e sezonit, pra pjesa e mbetur e korrikut deri më 20 gusht, hotele në Ksamil që ofrojnë paketa “half board” (dy vakte të përfshira) për 65-75 euro personi.

Kjo do të thotë që në dhomën dyshe të ofruar për një çmim 130 apo 150 euro ofrohet mëngjesi dhe darka, shezlonet në plazh, parkimi. Më herët edhe problematika e shezloneve u kthye në një temë diskutimi pasi në një pjesë të plazheve çmimet nisnin nga 2 mijë lekë deri në 15 mijë lekë (jo shezlone standarde). Në Sarandë, një tjetër hotel ofron disa çmime sipas kategorisë së dhomës që do të marrësh. Oferta i takon datës 26 korrik-28 gusht dhe për një dhomë dyshe çmimi është 75 euro person, për një dhomë treshe 59 euro/person dhe për një dhomë katërshe, 49 euro/person. Në këtë ofertë përfshihen akomodimi, mëngjesi, darka, dhe parkimi.

Ajo që bie në sy është që oferta të kësaj natyre mund të hasësh shpesh në “Instagram” ose “Facebook” dhe që janë të sponsorizuara nga strukturat akomoduese. Ky fluks postimesh duket se është shtuar sidomos ditëve të fundit. Operatorët turistikë raportojnë se numri i vizitorëve në Jug të vendit, edhe pse në një nivel të mirë, nuk është brenda pritshmërive që kishin dhe për këtë arsye numri i strukturave që po ulin çmimet po shtohet dita-ditës.

Për më tepër po vihet re mungesa e pushuesve vendas, të cilët kanë treguar një tendencë për të rezervuar jashtë në vende si Greqia apo Turqia. Po kështu bregdeti shqiptar po vuan një prezencë më të ulët të shqiptarëve të Kosovës, të cilët në njërën anë janë në numra më të paktët si efekt i liberalizimit të vizave dhe në anën tjetër mendohet se edhe çmimet e rritura dhe euro e dobët kanë dhënë ndikimin e tyre./ Monitor.al

Next Post
Prodhimet stok\ Fermerët e Maliqit protestojnë, tentojnë bllokimin e rrugës

Prodhimet stok\ Fermerët e Maliqit protestojnë, tentojnë bllokimin e rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

February 19, 2026
Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

Trump në Bordin e Paqes: SHBA, kontribut 10 miliardë dollarë!

February 19, 2026
Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

Bordi i Paqes, Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar trupa në Gaza

February 19, 2026
Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

Trump: Nëse Irani posedon armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

February 19, 2026
“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

“Rikthyem pengjet”, Trump në Bordin e Paqes: Hamasi do dorëzojë armët, ndryshe do përballet me pasoja

February 19, 2026
“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!

“Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, Trump-Osmanit: Kur nuk shkoni mirë më telefononi mua!

February 19, 2026
“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

“Është bordi më prestigjioz ndonjëherë”, Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

February 19, 2026
LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

LIVE! Trump në Bordin e Paqes : Jemi të nderuar që na është bashkuar Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

February 19, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Seanca paraprake maratonë për Metën, ish-presidenti: Arrestimi im është politik dhe kriminal

February 19, 2026
Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

Bordi i Paqes, presidenti Trump realizon foton familjare me liderët! Të pranishëm Rama dhe Osmani

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In