• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sarajet

by Artan Lame
17/08/2021 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Lame

Që dje në mesnatë kam ndjekur me shumë shqetësim ngjarjen e rënies së zjarrit tek godina historike e Sarajeve në qendër të Tiranës. Më komunikuan veprimtarë të shoqërisë civile, më kontaktuan gazatarë të cilët dëshironin të dinin më shumë rreth situatës në atë objekt.

Kjo gjë që dje natën, por edhe sot gjatë paradites. Sot paradite po ndjek mediat dhe shoh të bëhen lloj-lloj interpretimesh, të cilat jam i prirur të besoj se bëhen me shqetësimin e përbashkët për mbijetesën e atij monumenti të çmuar.

Që përpara rreth dy vjetësh, kur planifikoheshin projektet në kuadër të 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet, m’u kërkua mendim nga Bashkia Tiranë për disa objekte që mund të shpronësoheshin për t’u vënë në dispozicion të qytetit si destinacione kulturore.

Pa dashur të nxjerr sekrete të tjera, midis tyre ishte edhe objekti i njohur si Sarajet. I thashë Erionit që isha shumë entuziast për atë gjë dhe se isha gati për çdo kontribut që do kishin nevojë për t’i dhënë udhë këtij projekti. Më pas, Bashkia së bashku me Qeverinë, filluan procedurat aspak të lehta për shpronësimin e kësaj godine. Them “aspak të lehta” se pronarët e godinës nuk besoj se do të ishin të kënaqur nga kjo zgjidhje.

Ata do të kishin dashur që aty të ndërtohej dhe, fitimi që do të nxirrnin nga ndërtimi, ishte shumë më i madh sesa paratë që do të merrnin nga shpronësimi. E drejtë e tyre kjo, por nga ana tjetër edhe shoqëria ka të drejtën e ruajtjes së kujtesës historike.

Procedurat e shpronësimit, me sa jam në dijeni, janë në fazën e përmbylljes së tyre dhe ndoshta nga dikush mundësia e djegjes është parë si mundësi të fundit për t’a ndërprerë këtë proces. Them “nga ndokush” pasi ajo godinë (si shumica e pronave të vjetra shqiptare) ka një mori bashkëpronarësh, ndër të cilët ka edhe nga ata që do të donin që trashëgimia e të parëve të tyre të përjetësohej në shërbim të qytetit, por ka edhe të tjerë që nuk bëhen merak për këtë, por do donin që të merrnin pjesën e tyre në një ndërtim hipotetik.

Nuk më takon mua t’i vë gishtin kujt për këtë, por me bindje them se në këtë rast (dhe të paktën për dy godina të tjera, që po ja lë kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë kënaqësinë t’i bëjnë publike) Bashkia dhe Qeveria kanë bashkëpunuar për t’ia siguruar qytetit si objekte kulturore.

Meqenëse Zoti në qiell dhe zjarrfikset në tokë, ja dolën t’a shpëtojnë godinën e Sarajeve, tani s’na mbetet veç të mendojmë se çfarë duhet ndrequr në dispozitat e ligjit të Trashëgimisë Kulturore, që të shkurajohen në të ardhmen ata që përpiqen t’i zgjidhin me pishtar në dorë problemet midis të drejtave të pronësisë dhe të drejtave të shqiptarëve për të patrur kujtesë historike.

Pak histori

Godina ka qenë ndërtuar në gjysmën e dytë të shek. XIX nga familjet feudale të Tiranës, në kuadër të gjithë kompleksit të banimit sinjoril në zonën e Kalasë së Tiranës. Në vitet e Luftës I Botërore, godina u rekuizua nga ushtria austro-hungareze, që vendosi aty një pjesë të trupave të saj.

Më pas, në vitet ’20, me vendosjen e mardhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, godina u kthye në seli e Legatës Amerikane, në pritje të ndërtimit të selisë së re që kanë edhe sot. Pas largimit të amerikanëve, godina shërbeu në funksion të Bibliotekës Kombëtare, nga vitet ‘30 deri rreth vitit 1955.

Më pas, në fillim të viteve ‘70 në atë godinë u vendos Instituti i Monumenteve të Kulturës, i cili qëndroi aty deri në vitin 2001, kohë në të cilën me vendim gjykate dhe vendim të kthimit të pronave, Instituti u nxorr për zhelesh jashtë, për t’ia kthyer godinën ish pronarëve.

Do kishte qenë e udhës që shteti t’i kishte shpronësuar që në atë kohë pronarët, por kjo nuk u bë. Më pas, për disa vjet godina hyri në udhën e degradimit, proces i cili u ndërpre për disa vjet nga një sipërmarës shqiptar, i cili e mori me qera nga pronarët dhe e ktheu në restorant. Mbaj mend që në atë kohë më ka thirur ky biznesmen mua dhe Tan Shkrelin dhe i dhamë disa ide për mënyrën e restaurimit. Madje edhe emrin që e njohin sot të gjithë, Sarajet, ja propozuam ne.

Më pas, ndoshta nga mosmarrveshjet midis pronarëve, ky biznesmen u largua dhe objekti hyri sërisht në rrugën e degradimit dhe ëndrave me pishtar, nga e cila besoj se do të dalë përfundimisht këto ditë me përfundimin e procedurave të shpronësimit.

Next Post
Meta “manovron” Aleancën për Teatrin kundër Sorecës dhe Yuri Kim: Do ankohemi në Senatin amerikan për ambasadoren

Meta hesht për afganët, reagon për “Sarajet”: Edhe te Pallati i Brigadave do ndërtohen kulla! Babëzia e betonit po…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

December 18, 2025
Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes

December 18, 2025
“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

December 18, 2025
Berisha tregon bashkëbisedimin me Ramën në foto: Më tha të varet nga një komunist dhe anëtar i KQ në shtyllë

“Më lëkundeshin gjunjët”, Rama kthehet 35 vite pas: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh!

December 18, 2025
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

December 18, 2025
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

December 18, 2025
“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

December 18, 2025
Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet

“Kushtetuesja përmbysi shpresat e SPAK”, avokati: Provat janë zero, nëse Kuvendi nuk i heq imunitetin

December 18, 2025
Washington Post: Zbulohet plani sekret i Izraelit për të vrarë shkencëtarët bërthamorë të Iranit

Washington Post: Zbulohet plani sekret i Izraelit për të vrarë shkencëtarët bërthamorë të Iranit

December 18, 2025
“Sa më i pasur të jetë kandidati, aq më shumë shanse ka të bëjë fushatë të mirë”, Petro Koçi zbulon pse s’u fut në garë

Përplasjet në Kuvend, Petro Koçi: Opozita po e ndihmon qeverinë me këto shfaqje

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In