Gruaja e kryeministrit të Izraelit ka thyer rregullat e bllokimit të qeverisë për të rregulluar flokët. Mediat izraelite shkruajnë se rregulli i kryeministrit Benjamin Netanyahu nuk lejonte që asnjë person jashtë familjes të shkojë në një shtëpi tjetër pasi përbën shkelje të masave anti-Covid.
Mediat e huaja shkruajnë se një stilist flokësh shkoi në rezidencën zyrtare të kryeministrit javën e kaluar dhe i ofroi shërbim Sarës.
Sipas rregullit, një person nuk mund të ecë më shumë se 1 kilometër larg shtëpisë dhe të shkojë tek dikush tjetër, përveç nevojave thelbësore. Por trajtimi i flokëve nuk përfshihet tek nevojat e veçanta.
Zëdhënësja e Sara Netanyahu ka reaguar pas publikimit të lajmit. “Kishim maska dhe doreza, madje gruaja e kryeministrit i kërkoi stilistit të flokëve të shmangte bisedat”, tha ajo.
Në një video, të publikuar në llogarinë personale të Sara Netanyahut në Instagram, ajo i bën thirrje publikut që të vendosi maska dhe t’i përmbahet rregullave të distancimit.
g.kosovari