• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Sapo nisi zinxhiri i vrasjeve”, Artan Hoxha: E vërteta e vëllait të Demir Backës

by A R
25/10/2021 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmjen e së shtunës u ekzekutua me armë zjarri në Fier biznesmeni Demir Backa. Shumë persona janë shoqëruar, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen e biznesmenit. Por cilat janë pistat dhe ku po hetohet? Gazetari Artan Hoxha i ftuar në “ABC LIVE” u shpreh se një pistë konkrete ende nuk ka, por “zhbiriloi” të kaluarën e biznesmenit.

“Kemi dy ngjarje të mëparshme që janë përmendur pjesëtarë të këtij fisi, njëra është me një çift që është dhunuar në Seman, atëherë është thënë që i gjetën disa barinj, i lidhën dhe dhunuan, përdhunuan. Rezulton që djali që u kap në atë rast është fëmija i një personazhi të njohur në Fier, biznesmen, person me precedent. Është kërkuar disa herë ekstradimi nuk është bërë i mundur. Nuk është personazh i lehtë. Besoj se kjo ngjarje ka pasur një lloj negociate që të mos shkonin te përplasja me armë.

Ngjarja tjetër ka të bëjë me një histori, preteksi banal, djali i një personazhi të fuqishëm në Fier. I dyshuar dhe përfshirë në përgjime sa herë më ka dalë, ndërtues shumë i fuqishëm në Tiranë, me lidhje të forta me qeveritë, e djeshme dhe sotme dhe merr gati 80% të tendera, po është shumë herët. Djali i tij ka pasur një konflikt ka dhunuar mbesën e Backës, mbrapa biznesmeni i ka shkuar në lokalin e Backës, është dhunuar çarmatosur aty. Me këtë rrahje është mbyllur ajo histori. Dhe nuk ka pasur as konflikt dhe as atentat” tha Hoxha.

Por cilat janë aktivitetet e biznesmenit që u vra? “Fieri është universiteti i krimit të organizuar. Fieri ka një mënyrë tjetër të zgjidhjes së konflikteve me kompromis. Nuk çojnë te arma. Kjo është një ngjarje e rëndë edhe për atë që përfaqëson viktima. Backallinjtë janë të njohur edhe si lagje në Fier. Kanë hotel në Sarandë, Himarë, një sipërfaqe me mijëra hektarë tokë, një numër të madh bagëtish. Kanë shumë biznese. Janë ekonomikisht të fuqishëm. Kanë një marrëdhënie vëllazërore shumë të konsoliduar. Ngjarja është e rëndë. Kjo është vrasje tipike me pagesë. Financuesi dhe organizatori është dikush tjetër. Kjo sapo ka nisur një zinxhir vrasjesh në Fier, apo kudo të gjenden autorët” tha Hoxha.

Më tej ai sqaroi se personi që është vrarë shumë vite më parë në masakrën e Levanit, Medi Backa nuk është vëllai i tij. “Në fillim është thënë, vëllai me masakrën e Levanit. Personi që është vrarë nuk ka lidhje, Medi Backa nuk është vëllai i tij, është një kushëri. Masakra e Levanit ka qenë grupim i disa personazheve në Jug, kryesorët kanë qenë tre vëllezërit Muka dhe brenda kanë pasur personazhe nga Gjirokastra, Tepelena, etj. Grupi ishte përgatitur për të goditur në Vlorë. Kjo është një ngjarje e përjashtuar për mua”.

Po çfarë është banda e Fierit? “Nuk ka bandë të Fierit. Fieri ka grupe apo fise shumë të fuqishme nga ana financiare, nga burimet njerëzore dhe lidhjet e forta në agjencitë e zbatimit të ligjit. Kanë lidhje të forta politike dhe tentakulat i kanë nga jugu në veri. Kjo ka prishur shumë ekuilibra në Fier. Të gjithë janë kapur pa përgatitur dhe të tërhiqen të jenë në zonat e tyre. Jemi në kohën e mediave sociale, është e frikshme shpejtësia e përhapjes së informacionit” deklaroi Hoxha.

/a.r

Next Post
VIDEO / Aksident masiv në Berat, Fiati “fluturon” mbi makinat e tjera

VIDEO / Aksident masiv në Berat, Fiati “fluturon” mbi makinat e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In