• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sapo ka filluar lufta”/ Ngjela: Kjo gjë do sjellë fundin e Sali Berishës dhe gjithë grupit të tij!

by
02/09/2021 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se korrupsioni i lartë shtetëror dhe aktual në Shqipëri i ka rrënjët e hershme.

”Prova e parë në këtë përcaktim është antiamerikanizmi Hoxha-Berisha”, teksa paralajmëron fundin e të korruptuarve në Shqipëri, me në krye Sali Berishën.

Postimi i Ngjelës

Korrupsioni i lartë shtetëror dhe aktual në Shqipëri, është rrjedhojë psikologjike e tiranisë së Enver Hoxhës, sepse është me të njëjtin qëndrim ndaj zhvillimit të Shqipërisë.

l.

Prova e parë në këtë përcaktim është antiamerikanizmi Hoxha-Berisha. Kurse, në një aspekt historik, kuptohet si provë, se korrupsioni aktual është një bashkësi antishqiptare sipas konceptit matematik të bashkësive.

Në matematikë një bashkësi e caktuar, kuptohet si një tërësi objektesh, që kanë një veti apo një tipar të përbashkët.

Duke u nisur nga ky koncept matematik konkludojmë se, banditët e Enver Hoxhës dhe të korruptuarit e sotëm janë një bashkësi historike në vijimësi, se këta kanë si tipar të përbashkët grabitjen e vlerave monetare të shqiptarëve në interes të pushtetit të tyre personal.

Po në këto çaste që ka nisur reforma antikorrupsion në Shqipëri, ku jemi?

ll.

Mendoj se tani erdhi koha që të krijohet në Shqipëri akti final i asgjësimit të tiranisë Hoxha, e instaluar që në vitin 1945, sepse ajo ka vijuar e po vijon si psikologji e pushtetit politik deri në ditët tona. Dhe në këtë kohë, kjo tirani e përmbysur, duke qenë një bashkësi historike, ka sjellë korrupsion tërësor në shtetin shqiptar.

Po, si ka vijuar e ka ardhur deri tani ky koncept tiranik i Enver Hoxhës, kur shqiptarët menduan se kjo praktikë aktive në politikën shqiptare u varros që në vitin 1992?

Jo, ky koncept tiranik, është ende gjallë, sepse është rrënjosur në psikologjinë e drejtimit të shtetit shqiptar si pushtet absolut individual, edhe sot, në të gjithë  politikën aktuale. Dhe kjo po mbetet e rrënjosur në praktikën qeverisëse, pavarësisht se për mbajtjen aktive të këtij pushteti personal, nuk ka pasur burgje dhe gjyqe për burgim, e as  dënime me vdekje. Por, ka pasur korrupsion dhe shitblerje të shtetit me metoda korruptive, proces ky, i cili në thelb, është e njëjta gjë, sepse në brendësinë e saj psikologjike është një lloj tiranie e re që ka ndërruar trajtën e vet, por që në thelb, kjo, brenda konceptit matematik, mbetet të jetë një bashkësi historike e antishqiptarizmit.

Atëherë, pse ka qëndruar në Shqipëri kaq gjatë ky pushtet individual i konceptuar si i tillë që ka kaluar si tirani nga dhuna shtetërore, me anë të burgut dhe vrasjes, në korrupsion të gjerë shtetëror me anë të vjedhjes së vlerave monetare të popullit shqiptar?

lll.

Para se të fillojmë analizën tonë të këtij fenomeni, na duhet të theksojmë argumentin thelbësor se çfarë është koncepti tiranik Enver Hoxha në pushtetin individual dhe si ka rezistuar kaq gjerë në drejtimin e Shqipërisë si shtet.

Ky koncept, u zhvillua si tirani e Enver Hoxhës, direkt prej tij, me anë të frikës, dhe ky është gjykimi i saktë. Ky është gjykimi, sepse burgjet dhe dënimet me vdekje të tiranisë Hoxha, kishin vetëm një qëllim: të krijonin frikën te shqiptarët, që Hoxha ta sundonte i qetë Shqipërinë.

Kjo është arsyeja historike e tiranisë Hoxha.

Po pas vitit 1992, si ekzistoi kjo tirani si koncept sundues në drejtimin e shtetit shqiptar, kur nuk ka burgime dhe dënime me vdekje të kundërshtarëve politik? Ku konsiston frika e cila ka dominuar me sundim vendin? Cila është aktualisht frika ndaj pushtetit politik, dhe, nëse ka një të tillë, si është krijuar?

Mos ndoshta psikologjia tiranike pas vitit 1992, ka ndërruar trajtë dhe e ka mposhtur lirinë me mjete të tjera?

Po, psikologjia tiranike ka ndërruar trajtë.

Atëherë, na duhet të pyesim: Nëse është kështu, që ndonëse frika nga represioni shtetëror nuk ekziston, si ka jetuar psikologjia tiranike në Shqipëri që nga viti 1992 e deri më sot?

lV.

Koha e ka sjellë që në Shqipëri ligësia dhe virtyti të jenë shfaqur në këtë rrjedhë: ligësia është pushtet politik dhe virtyti është përbuzje e këtij pushteti; madje virtyti në Shqipëri nuk është jo vetëm i përbuzur nga pushteti politik, por edhe i luftuar nga ligësia e këtij pushteti. Pikërisht kjo ligësi dhe kjo përbuzje ndaj virtytit është ingredienti historik që ka sjellë bashkësinë historike si vijim në kohë në të gjitha pushtetet politike që kanë kaluar në Shqipëri që nga viti 1925. Dhe, në këtë bashkësi matematike që vijon në historinë e Shqipërisë, ligësia Hoxha është ajo e një makabriteti maksimal.

Kjo është gjendja në Shqipëri, e cila ka dëmtuar rëndë historinë e saj, por edhe i ka shtyrë dhe po i shtyn shqiptarët që të lënë Shqipërinë. Po si e kanë lejuar shqiptarët këtë ligësi historike që të jetojë kaq gjatë?

Për këtë, na duhet të pranojmë që, në çdo analizë ecet me anë të logjikës, dhe për të arritur në një konkluzion logjik, duhet patjetër që të arsyetohet me sistem logjik.

Në funksion të kësaj, na duhet të nxjerrim në pah historinë se: shqiptarët nuk e kanë ende aftësinë për të kuptuar se çfarë kanë zgjedhjet në një sistem demokratik. Ata nuk zgjedhin, ata bëjnë detyrën pa menduar as se çfarë është detyra e të zgjedhurit në demokraci, dhe as se çfarë është i zgjedhuri prej tyre.

Duke qenë kështu, qeveritë vjedhin popullin dhe populli vijon të zgjedhë në një proces zgjedhor pa përmbajtje, por vetëm me pasionin e një interesi të ngushtë..

Kështu krijohen në fakt të korruptuarit e  Shqipërisë; dhe këta drejtojnë shtetin për të përmbushur dy pasione: pasionin për pushtet dhe pasionin për para. Dhe, për këtë qëllim, gënjejnë, flasin pa asnjë lidhje të logjikës shtëtërore dhe kanë degraduar gjykatën në një institucion vjedhjeje e shitjeje të drejtësisë. Të gjitha këto e kanë lejuar ligësinë të krijojë sistemin e saj, dhe, është pikërisht ky sistem që ka sjellë si histori në vijim, bashkësinë matematike të ligësisë me pushtetarët qeverisës, për të gjithë rrjedhën e qeverisjeve.

V.

Kjo ka qenë Shqipëria dhe, për ndryshimin e kësaj gjendjeje, amerikanët vendosën të aplikonin reformën në drejtësi.

Që nga ky moment, pikërisht për këtë, në Shqipëri ka filluar lufta midis korrupsionit të lartë shtetëror dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tani në krye të kësaj lufte antiamerikane janë të korruptuarit më të rrezikuar: Sali Berisha dhe i gjithë grupi i tij. Por, reforma e paraqitur nga Uashingtoni dhe Brukseli, në thelbin e vet, kuptohet mirë që, si metodë, ka faktin që, me goditjen penale drastike kundër korrupsionit të lartë shtetëror, në të dy krahët e politikës aktuale në Shqipëri, të likuidojë me ligj dhe proces të drejtë penal, të gjithë bashkësinë e individëve të korruptuar, që po vijon t’i marrë frymën popullit shqiptar.  Ky proces ligjor, goditës antikorrupsion, sigurisht që është numri natyror n që do ta sjellë në fund bashkësinë historike dhe korruptive në Shqipëri.

Dhe sigurisht që shqiptarët, kudo ku janë në atdhe apo jashtë atdheut, këtë po presin, se ky do të jetë shpëtimi i tyre historik.

/b.h

Next Post
“Kemi ndryshuar”/ Ish-zyrtari taleban thirrje SHBA-ve dhe vendeve të tjera: Njihni qeverinë e re afgane, mos na izoloni

"Kemi ndryshuar"/ Ish-zyrtari taleban thirrje SHBA-ve dhe vendeve të tjera: Njihni qeverinë e re afgane, mos na izoloni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

January 10, 2026
Reshjet e shiut dhe dëborës/ Rama: ARRSH po punon pa ndërprerje për të mbajtur akset rrugore të hapura

Reshjet e shiut dhe dëborës/ Rama: ARRSH po punon pa ndërprerje për të mbajtur akset rrugore të hapura

January 10, 2026
“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

“Paradite mbroni drejtësinë, pasdite shani SPAK me libër shtëpie”, Salianji akuza Berishës: Sjellje me dy standarde

January 10, 2026
“Po unë, kisha vdekur?”, djali i Kadri Roshit reagon pas dëshmisë se aktori kërkoi lëmoshë në fund të jetës

“Po unë, kisha vdekur?”, djali i Kadri Roshit reagon pas dëshmisë se aktori kërkoi lëmoshë në fund të jetës

January 10, 2026
Salianji mbledh demokratët në Korçë: Opozita ka nevojë për bashkim dhe hapje reale ndaj shoqërisë

Salianji mbledh demokratët në Korçë: Opozita ka nevojë për bashkim dhe hapje reale ndaj shoqërisë

January 10, 2026
Prokurori i Përgjithshëm i Iranit paralajmëron protestuesit: Do dënoheni me vdekje si armiq të Zotit

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit paralajmëron protestuesit: Do dënoheni me vdekje si armiq të Zotit

January 10, 2026
Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi në rrugën drejt Brukselit/ DW: Bie ndjeshëm mbështetja e serbëve për anëtarësimin në BE

Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi në rrugën drejt Brukselit/ DW: Bie ndjeshëm mbështetja e serbëve për anëtarësimin në BE

January 10, 2026
Anëtarëve të Këshillit të Imunitetit nuk iu dhanë provat për Ballukun/ Kuvendi: Do pyesim SPAK, materiali është sekret hetimor, është në kasafortë

Prokurori i SPAK-ut, Belinda Balluku dhe “gjyqi” në panele i disa gazetarëve!

January 10, 2026
SHBA kap cisternën Olina në Karaibe, anija e pestë e sekuestruar në bllokadën e Venezuelës

SHBA kap cisternën Olina në Karaibe, anija e pestë e sekuestruar në bllokadën e Venezuelës

January 10, 2026
U rrezikohej jeta nga shkarjet e dheut dhe përmbytjet, evakuohen 5 familje në zonën e Pogradecit

U rrezikohej jeta nga shkarjet e dheut dhe përmbytjet, evakuohen 5 familje në zonën e Pogradecit

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In