• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Sapo ishim takuar kur na erdhi policia”/ E arrestuan bashkë me të dashurin grabitës: M’u duk i sinqertë dhe simpatik

by Java News
20/02/2020 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adela Berisha u arrestua disa ditë më parë në kryeqytet si bashkëpunëtore e grabitësit serial Astrit Thaçi, i cili akuzohet se ka kryer tetë grabitje në harkun e shtatë ditëve në Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

20-vjeçarja nga Kombinati ka rrëfyer në një intervistë për “Panorama”, se si u gjend në mes të kësaj historie dhe pse arriti deri në situatën ku akuzohet për “Moskallëzim krimi”.

Adela u arrestua bashkë me të dashurin e saj, Astrit Thaçi, në një lokal në zonën e Kombinatit në Tiranë, teksa ishin duke konsumuar kafe. E pyetur për lidhjen me 27-vjeçarin nga Durrësi, Adela shprehet se kishte një muaj e gjysmë njohje me të, ndërkohë mohon ta ketë ndihmuar apo mbështetur Astritin në vjedhjet dhe grabitjet e kryera gjatë ditëve të fundit.

20-vjeçarja u shpreh se gjatë një takimi ka pikasur se i dashuri mbante me vete një pistoletë, por ka pasur frikë për ta denoncuar në Polici. Gjykata e Durrësit e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e saj, ndërsa caktoi si masë sigurie atë të detyrimit të paraqitjes, masë të cilën e kërkoi edhe organi i akuzës.

Adela, mund të na tregoni si jeni njohur me Astrit Thaçin?

Me Astritin jemi njohur nëpërmjet rrjeteve sociale. Jemi njohur rreth një muaj e gjysmë-dy muaj më parë nëpërmjet “Facebook”-ut. M’u duk djalë i pashëm, simpatik dhe thashë pse jo, po dal ta takoj një herë nga afër. U takuam nga afër në një lokal në zonën e Kombinatit, pranë shtëpisë sime dhe prej asaj dite flisnim shpesh. Më pas frekuentoheshim rregullisht.

A ishit ju në dijeni të faktit se Astriti ishte person me precedentë dhe që kryente grabitje?

Sigurisht që jo. Nëse do kisha dijeni për këtë fakt, nuk do vazhdoja të dilja me të. Siç edhe thashë, m’u duk njeri i sinqertë dhe simpatik. Pastaj nuk është se e njihja edhe aq mirë, pasi shumë pak kohë kishim që ishim lidhur dhe për më tepër ai jeton në Durrës, ndërsa unë në Tiranë.

Policia thotë se ju e keni mbështetur në disa raste Astritin. Sa qëndron si akuzë?

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë realisht nuk kisha dijeni për jetën e tij dhe aktivitetet kriminale të tij. E vërtetë është që në një moment e pashë që kishte me vete një pistoletë, por nuk e denoncova pasi kisha frikë.

Nga kush kishit frikë, nga Astriti?

Nuk është se kisha frikë nga Astriti, por më shumë nuk doja t’i hyja asaj pune që të merresha me denoncime. Aty kuptova që Astriti merrej me gjëra të paligjshme dhe i thashë hiq dorë pasi unë të dua dhe s’dua të të humbas”.

“Mirë,- më tha-nuk do vazhdoj më, do heq dorë”.

Çfarë ju tha ditën që u arrestuat, si sillej atë ditë Astriti?

Në fakt, ne kishim dy-tre ditë pa u takuar, ndoshta edhe më shumë. Dhe nuk vura re ndonjë gjë të çuditshme tek ai. Thjesht i thashë pse s’ke ardhur të më takosh.

“Kam pasur disa punë të vogla”, më tha. Kur pak çaste më vonë erdhi policia dhe na mori.

E prisje të arrestoheshe nga policia?

Jo, jo, fare. Nuk e prisja se nuk kisha bërë asnjë shkelje, pse duhet të më kapte Policia. Më thanë që duhet të vish edhe ti me ne. U habita, por nuk kisha çfarë të bëja. Në polici pastaj më pyeten rreth lidhjes dhe pak a shumë këto që po më pyesni edhe juve. Për fat të mirë dola dhe jam shumë e lumtur për këtë.

g.kosovari

Next Post
Hidhet shorti, kush janë gjyqtarët që do shqyrtojnë dosjen e ish-ministrit Tahiri

Hidhet shorti, kush janë gjyqtarët që do shqyrtojnë dosjen e ish-ministrit Tahiri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

Irani dhe SHBA bien dakord për bisedime të reja, Kushner dhe Witkoff vizitojnë aeroplanmbajtësen Lincoln

February 7, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 8 shkurt 2026

February 7, 2026
Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

Nga fotot me AI, te hetimet për vizitën në qeli/ Valë teorish konspirative për vdekjen e Jeffrey Epstein

February 7, 2026
Luan Rama i “shkel syrin” mazhorancës?/ Ish-nënkryetari i LSI: PS është shtëpia ime dhe nuk i marr leje askujt se çfarë do bëj

Integriteti dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese

February 7, 2026
“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

February 7, 2026
“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In