• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Santo”, spektakli i palejueshëm me një krim makabër

by
06/08/2015 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

U bë e disata herë gjatë vitit të fundit që në media filtrojnë lajme rreth arrestimeve të afërta të të dyshuarve të vrasjes tragjike të bankierit Artan Santo. Gjatë 14 muajve të fundit në media kanë dalë shumë pista hetimi, supozime dhe persona të dyshuar si autorë të vrasjes. Nuk ka megjithatë asnjë pistë të besueshme, për ata që e urdhëruan eleminimin e bankierit Artan Santo. Në këtë mjegull misterioze që rrethon ngjarjen, e cila e rrit edhe më shumë sensibilitetin e opinionit publik ndaj çdo hamendjeje apo supozimi konkret, çdo fjalë e organeve të rendit ka efektin e një krisme arme në mes të një koncerti.

Sot mësuam se policia ka mbledhur orë të tëra përgjimesh telefonike e ambjentale, se ka kryer veprime identifikimi dhe gjurmimi për persona të caktuar, që dyshohen si vrasësit e Artan Santos. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Gjithçka e mësipërme është pjesë e punës së policisë dhe shqiptarët presin me padurime që kjo vrasje makabër në mes të Tiranës, të marrë një autorësi, e me shpresë, edhe dënimin e duhur të autorëve të saj.

Por të thuash sot, në fillim të gushtit, se në shtator do të ketë arrestime të autorëve të mundshëm të vrasjes është, pa ngritur asnjë akuzë ndaj askujt, një gjë totalisht e pakuptimtë dhe joprofesionale. Gjëja më banale që mund të ndodhë në epokën e lajmit global, është që personi apo personat e dyshuar, ende në liri, të tentojnë të largohen që të mos i gjejë shtatori këtu. Shtyrja e hetimeve për Santon nuk ka pse të kthehet në stres për policinë e shtetit dhe organet e tjera të hetimit.

Në ngjarje tejet delikate dhe të komplikuara si kjo, vlen më shumë heshtja dhe vetëpërmbajtja, sesa spektakli me njoftime për arrestime që do ndodhin pas një muaji! Të paralajmërosh vrasësit një muaj para se t’i arrestosh, është mungesë totale logjike, edhe për një fëmijë shkolle, e jo më për organe të specializuara që merren me parandalimin dhe luftën ndaj krimit.

Next Post

Doni të jeni të bukura, përdorni qumësht gomari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Do ishte veprim i mençur nëse Maduro largohet vetë nga pushteti! I takon atij të vendosë!

A do të dërgojë SHBA trupa në Iran? Donald Trump thyen heshtjen

March 6, 2026
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat me rritje të lehtë

Moti i kthjellët me vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot

March 6, 2026
Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

Përshkallëzohet lufta! Izraeli sulmon Teheranin dhe Bejrutin, Irani lëshon raketa e dronë drejt Tel Avivit

March 6, 2026
Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In