• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sanksioneve amerikane Irani i përgjigjet me teste raketore

by A R
04/02/2017 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Irani po mban manovra ushtarake për të testuar sistemet raketore dhe atë të radarit më 4 shkurt, një ditë pasi SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj Teheranit për shkak se së fundi republika islamike ka testuar një raketë balistike.

Në faqen e internetit të Gardes Revolucionare të Iranit shkruan se manovrat në krahinën verilindore të Semnanit kanë për qëllim që të demonstrohet “përgatitja e plotë për tu përballur me kërcënimet” dhe sanksionet turpëruese” nga Washingtoni.

Mediat shtetërore e Iranit raportojnë se sistemet dhe radarët e prodhuara në Iran, më pas qendrat e kontrollit sistemi i mbrojtjes nga sulmet kibernetike do të testohen gjatë këtyre ushtrimeve.

Marrëdhëniet në mes të SHBA-së dhe Iranit janë përkeqësuar prejse e ka nisur detyrën presidenti i ri amerikan, Donald Trump.

Washingtoni ka sanksionuar 13 individë dhe 12 entitete në bazë të autoritetet të sanksioneve amerikane ndaj Iranit më 3 shkurt, pasi Shtëpia e Bardhë e ka “paralajmëruar” Iranin zyrtarisht rreth testimit të një rakete balistike dhe aktiviteteve të tjera.

Irani është një nga shtatë vendet me popullatë shumicë myslimane, qytetarët e të cilës janë bërë cak i ndalimit të hyrjes në SHBA sipas një urdhëri ekzekutiv të Washingtonit.

Teherani, si përgjigje, ia ka ndaluar hyrjen në Iran një ekipi të mundjes nga SHBA për të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar që gjatë këtij muaji do të mbahet në republikën islamike.

SHBA-ja ka thënë se testi i 29 janarit në Iran e ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, diçka që Teherani e hedh poshtë.

Donald Trump ka bërë fushatë me premtimin se do të mbajë qëndrim më të ashpër se sa ai i parardhësit të tij, Barack Obama si masë reaguese ndaj kërcënimeve të Iranit ndaj Izraelit dhe përfshirjes në konfliktet e Sirisë dhe Jemenit./a.m.

Next Post
Tahiri apel qytetarëve dhe shoferëve: Rripi i sigurimit është siguri për jetën tuaj

Akuzat e Alibeajt për policinë, Tahiri i kujton Alibeajt vëllain që ka probleme me drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In