• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Sanksionet kanë qenë prej kohësh, ja si t’i legalizoni puset e ujit

by Java News
12/11/2017 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nevojat për furnizimin me ujë të familjeve kryesisht në zonat rurale ka shtyrë qytetarët të hapin puse me dhe pa leje para viteve ‘90 dhe gjatë viteve të tranzicionit.

Por që të zotërosh një pus dhe ta shfrytëzosh atë duhet të kesh marrë një leje apo autorizim sipas ligjeve të miratuar vitet e fundit.

“Kemi jo qindra po mijëra puse pa leje. Këshillat e baseneve ujore janë të vetmet organizma vendimmarrëse që mund të pajisin me autorizim ose leje”, thotë Arben Pambuku, Drejtor i politikave të burimeve ujore, për Balkanweb.

Zotërimi i një pusi që mbledh ujërat sipërfaqësor pranë familjes dhe që është i hapur jo më shumë se 15 metra thellësi, bazuar në një vendim të këshillit të ministrave të dhjetorit të vitit të shkuar, për familjet që nuk kanë akses në ujësjellës, nuk ka tarifa.

“Në rast se përdorin ujin nëntokësor i cili është shumë i çmuar dhe na shkakton problematika, kemi vendosur tarifa. Për ujërat sipërfaqësorë, që nënkupton një pus të hapur nën 15 metra në oborrin e një familjari, nuk ka tarifa kur përdoren për pirje dhe qëllime familjare”, shpjegon Pambuku.

Ja çfarë parashikon vendimi i Këshillit të Ministrave i dhjetorit të vitit 2016 për biznesin përdorues të burimeve natyrore.

“Të gjitha bizneset i nënshtrohen pagesës së tarifës për përdorim si të ujit sipërfaqësor ashtu edhe të ujit nëntokësor. Gjithmonë tarifimi i ujit nëntokësor është dy herë ose tre herë më i lartë se ujërat sipërfaqësor për shkak se dëmtohet rezerva natyrale  nëse do arrijmë në kushtet e mbishfrytëzimit të nëntokës”, shprehet Pambuku.

Edhe pse fillon në 2018 aksioni kundër paligjshmërisë, qytetarët dhe bizneset kanë kohë për të legalizuar pusin edhe disa muaj por çfarë parashikohet nëse ndodh e kundërta?

“Tarifa e gjobës minimale për familjarët është 100 mijë lekë të reja dhe në rastet e një biznesi maksimalisht është 500 mijë lekë të reja.”

Një pus që hapet dhe certifikohet merr një leje 5-vjeçare e cila duhet rinovuar gjë e cila nuk ka ndodh dhe praktikisht në Shqipëri të gjithë puset janë pa leje. Vetëm gjatë 2017 kryesisht bizneset kanë aplikuar për këtë leje.

“Ka pasur puse me leje. Meqenëse afatet kanë qenë 5-vjeçare pothuajse të gjitha afatet e puseve që kanë pasur leje, sot quhen edhe ato pa leje, duhet të rinovojnë lejet. Në radhë të parë janë bizneset  që janë ndërgjegjësuar dhe që e dinë se duhet paguar uji dhe duhet të operojnë me leje dhe pastaj individë të ndryshëm edhe ata kanë filluar aplikimet për t’u pajisur me leje. Konkretisht lejet e para që mund të jenë dhënë gjatë këtij viti mund të jenë 200-250 leje”.

Specialistët flasin edhe për rreziqet që mund të ketë shfrytëzimi keq i një pusi të hapur në zonat rurale, i cili mund të kontaminojë të gjithë pellgun ujëmbledhës të zonës.

“Shumica e puseve në fshatra janë ngjitur me vendin ku mbajnë bagëtinë. Që do të thotë një mundësi e jashtëzakonshme për t’u ndotur pusi nga nitritet. Shumica e gropave septike që janë në oborret e shumë fshatrave janë përsëri në të njëjtin territor me vendin ku është ndërtuar pusi. Nëse pusi nuk është çimentuar të paktën në pjesën e tij sipërfaqësore ose 1-2 metra poshtë sipërfaqes së pusit është maksimale mundësia e ndotjes me nitrite”. /b.d

Next Post
Seksi oral shkakton dhimbje fyti? Vjen përgjigja e shkencës!

Seksi oral shkakton dhimbje fyti? Vjen përgjigja e shkencës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

Kryepeshkopi Joan viziton për herë të parë Shkodrën, mesazhe për Zotin dhe familjen

December 21, 2025
Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

Hoqi verën miliona euro nga kantina, shpallet në kërkim kushëriri i Ergys Agasit

December 21, 2025
Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

Dimri dhe pasiguria kaplon Rripin e Gazës, faza e dytë nuk po nis

December 21, 2025
Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

Rama kujton vizitën te Thaçi në Hagë: Si e gjeta komandantin…

December 21, 2025
Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

Maduro premton hakmarrje, SHBA sekuestron tjetër cisternë nafte në brigjet e Venezuelës

December 21, 2025
Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

Tragjedi në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit

December 21, 2025
San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

San Francisko në errësirë, rreth 130 mijë konsumatorë mbeten pa energji elektrike

December 21, 2025
Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në muajin shkurt, pranga dy autorëve të dyshuar (EMRAT)

Zbardhet vrasja e Pavlin Prekës në muajin shkurt, pranga dy autorëve të dyshuar (EMRAT)

December 21, 2025
Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

December 21, 2025
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Sa shtetas shqiptarë banojnë jashtë vendit? Aritmetikë e thjeshtë…

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In