• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sanksionet e SHBA, Lavrov premton: Do iu përgjigjemi ashpërsisht

by Java News
02/09/2017 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka deklaruar se vendi i tij “do t’u përgjigjet ashpër veprimeve që na dëmtojnë”, duke iu referuar sanksioneve të reja të urdhëruara nga Shtetet e Bashkuara.

Rusisë i është kërkuar të mbyllë konsullatën e saj në San Francisco, si dhe përfaqësitë diplomatike në Nju Jork dhe Uashington.

Lëvizja e fundit e Amerikës erdhi pas reduktimit nga Moska të stafit diplomatik amerikan në Rusi, me plot 755 persona në muajin korrik.

Por, Lavrov fajëson administratën “Obama” për nisjen e mosmarrëveshjeve diplomatike dhjetorin e vitit të kaluar. Ish-presidenti amerikan përjashtoi 35 diplomatë rusë, si dhe mbylli dy përfaqësi ruse, për shkak të aneksimit nga Moska të gadishullit të Krimesë nga Ukraina, por edhe për ndërhyrjen e pretendur ruse në zgjedhjet amerikane.

“Gjithçka nisi ekzaktësisht me qëllimin për të minuar marrëdhëniet ruso-amerikane dhe për të penguar Trumpin të bëjë propozime konstruktive gjatë presidencës së tij”, tha Lavrov. “U bë për t’ia bërë atij sa më të vështirë të ishte e mundshme të implementonte premtimet e tij zgjedhore për normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë”.
Lavrov shtoi se Rusia është ende duke konsideruar kundërpërgjigjen e saj ndaj sanksioneve të fundit. “Do të reagojnë sapo të përfundojmë analizat tona”, deklaroi ai, transmeton tch.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk iu përgjigj fillimisht sanksioneve të ish-presidentit Barack Obama, por njoftoi reduktimin e ndjeshëm të stafit amerikan në korrik. Diplomatët e përjashtuar duhet të largohen nga Rusia brenda ditës së sotme (e premte), vetëm një ditë përpara se urdhri amerikan për mbylljen e konsullatës ruse dhe përfaqësive të tjera – kryesisht me misione tregtare, – të realizohet.

Një zyrtar i lartë i administratës tha të enjten se, pavarësisht mbylljes së ndërtesave, stafit rus nuk do t’i kërkohet detyrimisht largimi nga vendi. Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi gjithashtu se sanksionet amerikane ishin “në frymën e barazisë”. Më herët gjatë gushtit, Trump tha se marrëdhëniet e SHBA me Rusinë ishin “rrezikshmërisht” të ulëta, pas grindjeve me Kongresin për shkak të miratimit të sanksioneve të reja ndaj Moskës. Trump i ka nënqeshur pretendimet se Rusia është përpjekur të ndërhyjë në zgjedhje për ta favorizuar atë, gjë për të cilën janë duke u kryer një sërë hetimesh paralele për të përcaktuar nëse dikush nga stafi i fushatës së Trump ka bashkëpunuar me Moskën.
Por Kremlini i ka hedhur vazhdimisht poshtë akuzat për ndërhyrje, ndërsa Trump ka këmbëngulur se nuk ka pasur kurrfarë bashkëpunimi, duke i quajtur hetimet “gjueti shtrigash”, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Nga Eli Fara te Sinani dhe Ermal Mamaqi, si u veshën VIP-at te dasma e Bes Kallakut (GALERI)

Nga Eli Fara te Sinani dhe Ermal Mamaqi, si u veshën VIP-at te dasma e Bes Kallakut (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme, goditet edhe Flota e Pestë

March 11, 2026
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Protesta e 12 marsit para Kuvendit, Tabaku: Do jetë paqësore! Bëhet për çmimet e larta dhe korrupsionin

March 11, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

March 11, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Degradon konflikti mes disa personave në Bulqizë, 3 të plagosur, policia në kërkim të 2 autorëve

March 11, 2026
“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

“Operacioni Epic Fury”, a ka SHBA-ja mjaftueshëm armë për të gjunjëzuar Iranin pa zbrazur depot e saj globale?

March 10, 2026
Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

Tjetër tragjedi në Zvicër, autobusi përfshihet nga flakët, raportohet për disa të vdekur

March 10, 2026
Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

Shqipëria në shënjestër të Teheranit? Gazetari iranian: Mund të ketë sulme kibernetike, por jo raketa

March 10, 2026
Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

Njihuni me shqiptaren që mund të bëhet Zonja e Parë e landit gjerman të Baden-Württembergut

March 10, 2026
Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

Deputeti i PS, Komici: : Burgjet po mbushen me të padënuar, mund të gjykoheshin edhe në gjendje të lirë

March 10, 2026
“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

“I lutem prokurorit ta shkatërrojë çështjen time”, thirrja e çuditshme e qytetarit

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In