• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sanksione të rënda për Rusinë, përjashtohet nga çdo kampionat botëror për 4 vite

by A R
09/12/2019 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia përjashtohet nga Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020 dhe Lojrat Dimërore të Pekinit 2022. Moska do të vuajë kësisoji sanksionet më të rënda në historinë e olimpizmit, për shkak të falsifikimit të të dhënave të kontrollit të dopingut për atletët e saj.

Wada, Agjensia Botërore e anti-Dopingut do të komunikojë vendimin e saj gjatë një konference për shtyp në Lozanë, në orën 13:30, në përfundim të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, e cila filloi rreth orës 10:00 të mëngjesit.

“Lista e plotë e rekomandimeve (sanksionet e Komitetit për Shqyrtimin e Pajtueshmërisë) u miratua njëzëri nga 12 anëtarët e Komitetit Ekzekutiv”, – tha zëdhënësi i Wada.

Komiteti i Rishikimit të Pajtueshmërisë ka rekomanduar, ndër të tjera, përjashtimin e flamurit rus nga Olimpiada dhe çdo kampionat botëror për katër vite, por ka lejuar praninë e mundshme të atletëve rusë nën një flamur “neutral”. Rusia ka 21 ditë për ta apeluar këtë dënim. Kështu, Gjykata Ndërkombëtare e Sporteve do të merrte një vendim shterrues e përfundimtar.

Sanksionet kundër Rusisë përfshijnë një seri masash: Agjensia Ruse Antidoping (Rusada) është përjashtuar nga Wada. Atletët rusë mund të marrin pjesë në ngjarje të rëndësishme sportive, siç janë Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, ose kampionatet botërore në kushte të caktuara, si “neutralë”.

Shkak është bërë mosmarrëveshja për të dhënat e manipuluara nga laboratori i kontrollit antidoping në Moskë. Dorëzimi i të dhënave të sakta në Wada, në shtator 2018, ishte një parakusht për rifillimin e punës së “Rusada”.

Sipas raportit të komisionit të inspektimit, mijëra të dhëna janë fshirë, ose manipuluar. Kohët e fundit është folur se të paktën 145 atletë duhet të preken në këtë rast. Tashmë, në Lojrat Dimërore “Pyeongchang 2018”, Rusia nuk ishte lejuar të krijonte ekipin e saj. Në fund të fundit, 168 atletë garuan si “atletë olimpikë nga Rusia”.

/a.r

Next Post
Horoskopit i dashurisë: Shenjat me fat në fundjavë

Këto shenja të Horoskopit e kanë të vështirë të bien në dashuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In