• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, zbardhet drafti për financimin e partive

by A R
30/03/2026 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A2CNN ka zbardhur draftin e ri për financimin e partive politike, i cili parashikon rregulla më të forta për transparencën dhe kontrollin e burimeve financiare, duke vendosur kufizime të qarta për dhurimet dhe ndalime për financimet nga subjekte të caktuara.

Gazetarja e A2CNN Fjorela Beleshi bën me dije se drafti do të prezantohet nesër në komision nga ekspertët dhe do të shpallet publikisht për konsultim publik dhe mandej do të vijojnë procedurat për miratimin e tij.

Dokumenti detyron që kontributet mbi 50 mijë lekë të kryhen vetëm përmes bankës, ndërsa vendos një tavan prej 200 mijë lekësh në vit për dhurimet nga qytetarët.

“Partia politike lejohet të marrë dhurata nga: Shtetasi shqiptar në vlerë jo më shumë se 200 000 lekë për një vit kalendarik. Personi fizik të regjistruar sipas legjislacionit tatimor jo më shumë se 500 000 lekë për një vit kalendarik; personi juridik në vlerë jo më shumë se 1 000 000 lekë për një vit kalendarik”, thuhet në draft.

Po ashtu, partitë duhet të raportojnë çdo vit financat në KQZ, ndërsa shkeljet, përfshirë fshehjen e burimeve të financimit, dënohen me gjoba deri në 5 milionë lekë dhe pezullim të financimit publik.

Partitë nuk mund të marrin ndihma financiare apo materiale nga institucione dhe individë të huaj, kompani të huaja, donatorë anonimë, apo subjekte që operojnë në fusha si lojërat e fatit, kazinotë dhe kriptomonedhat.

“Refuzimi për të bërë transparent burimet e financimit të partisë politike apo për të lejuar ushtrimin e kontrollit nga ana e ekspertit kontabël të licencuar ose të KQZ, dënohet nga 2 000 000 deri në 5 000 000 lekë, dhe mund të vendoset edhe pezullimi deri në 5 vjet të financimit publik për partinë politike”, thuhet në draft.

Sanksione deri në përjashtimin e subjekteve në zgjedhje, A2CNN

Në draft vihet në dukje se fondet jopublike të përfituara nga partia politike, kur identiteti i dhuruesit nuk njihet apo nuk është i përcaktuar qartë, kalojnë për llogari të KQZ-së.

Nëse një parti politike nuk dorëzon për dy vite me radhë raportin vjetor, përjashtohet nga e drejta për të garuar në zgjedhje.

“Pavarësisht ndërshkimit me gjobë që vendoset, partia politike që nuk dorëzon për dy vite radhazi Raportin Vjetor të Financimit, sipas mënyrës dhe afatit të përcaktuar në këtë ligj, përjashtohet nga e drejta për të marrë pjesë në zgjedhjet më të afërta dhe zgjedhjet në vijim“, vijon drafti.

Sa i takon fondit publik për financimin e partive, shpërndarja do të bëhet: 70% sipas numrit të deputetëve, 20% ndahet në mënyrë të barabartë mes partive parlamentare dhe atyre me mbi 10 mijë vota dhe

10% sipas përqindjes së votave mbi 1% në nivel kombëtar”.

Next Post
Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Serbia siguron marrëveshje të re importi gazi me Rusinë, Vuçiç: E falenderova presidentin Putin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

Miqësorja Ukrainë-Shqipëri, kuqezinjtë zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin e ndeshjes! Mungon Ismajli, shfaq shqetësime shëndetësore

March 30, 2026
“Epsteini” ynë

Ëndrra e Berishës për të “shpërfytyruar” kundërshtarët

March 30, 2026
Mijëra ushtarë amerikanë zbarkojnë në Lindjen e Mesme

Mijëra ushtarë amerikanë zbarkojnë në Lindjen e Mesme

March 30, 2026
I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

I arrestuari vdiq te ‘Blloku i Sigurisë’ në Tiranë, Komiteti i Helsinkit: U dërgua 3 herë në spital, nuk u zbatuan rekomandimet e mjekëve

March 30, 2026
Realiteti përtej përjashtimeve: Pse ndodhin sherret në PD?

Realiteti përtej përjashtimeve: Pse ndodhin sherret në PD?

March 30, 2026
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, 230 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, shtohen fondet për studentët dhe pensionistët

March 30, 2026
Zelensky akuza Rusisë: Po i jep informacione dhe imazhe satelitore Iranit për objektivat e sulmeve

Zelensky akuza Rusisë: Po i jep informacione dhe imazhe satelitore Iranit për objektivat e sulmeve

March 30, 2026
Ministri Gonxhja: Përgatitja e ballakumes shpallet pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale

Ministri Gonxhja: Përgatitja e ballakumes shpallet pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale

March 30, 2026
Ukraina feston Pavarësinë, Merz: Ukrainasit po luftojnë për rendin liberal në Evropë

Kancelari gjerman synon kthimin e 80 përqind të sirianëve në atdhe: Vetëm mjekët të qëndrojnë

March 30, 2026
“Ç’punë kam unë me Sali non gratën?!”, avokat Ngjela nuk pranon të flasë për Berishën dhe ‘braktis’ intervistën

“Ç’punë kam unë me Sali non gratën?!”, avokat Ngjela nuk pranon të flasë për Berishën dhe ‘braktis’ intervistën

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In