Një lidhje sekrete për Sandra Bullock është ajo çfarë po përflitet në mediat rozë. Prej muajit korrik, ajo po shijon një romancë të re, ndërsa duket se gjithçka po shkon mjaft mirë.
Sipas thashethemeve, Sandra Bullock dhe Bryan Randall kanë disa muaj që kanë nisur romancën e tyre dhe aktorja është përpjekur ta mbajë këtë marrëdhënie sa më sekrete.
Miq të yllit hollivudian kanë thënë për revistën “People” se 51-vjeçarja ka nisur ta njohë partnerin e saj përmes miqve në muajin korrik, në një festë të organizuar në shtëpinë e saj, në Austin.










