Kandidati për të marrë nominimin e demokratëve në zgjedhjet presidenciale amerikane, Bernie Sanders, ka mbledhur 18.2 milionë dollarë fonde në vetëm 41 ditë fushatë. Mediat amerikane shkruajnë se Sanders ka fituar donacione nga 900.000 persona deri më tani, me një mesatare prej 20 dollarë për donacion.
Ndërkohë kundërshtari i tij i mundshëm partiak, Joe Biden, këto ditë po përballet me akuza për ngacmime seksuale nga disa femra. Duke ditur ndikimin e të dyve në Partinë Demokratike, një garë e mundshme në mes të Sanders dhe Biden do të ishte njëra ndër garat më të fuqishme.
/a.meta