• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sandër Lleshaj rrëzon mediat: Nuk është proceduar asnjë pedagog apo student!

by Java News
13/12/2018 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se asnjë pedagog nuk është proceduar penalisht gjatë protestës së studentëve.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, ministri Lleshaj theksoi se ka nisur procedurat për të zbuluar përgjegjësit në Policinë e Shtetit që ka përhapur në media informacion të rreme.

Në media u raportua se eshte proceduar pedagogu Edmond Tupja dhe disa studentë.

Fjala e ministrit Sandër Lleshaj:

E mora fjalën për të bërë vetëm një ndërhyrje të shkurtër që ka lidhje me protestat e studentëve.

Gjatë ditës së djeshme ka qarkulluar që herët në mëngjes një lajm për kinse fillimin  e procedurave penale ndaj disa studentëve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protestat e zhvilluara këto ditë në vendin tonë.

Ky lajm ka gjetur një jehonë të gjerë mediatike, publike, ka pasur diskutime, elaborime  të shumta.

Edhe miq të mi në radhët e profesorëve më kanë shqetësuar dje lidhur me pakuptimësinë e këtij lajmi, ose të kësaj ndërhyrjeje të policisë, dhe në momentin më të parë që gjeta kohë për t’u marrë me ketë çështje, i kam kërkuar Policisë së Shtetit informacione të detajuara rreth kësaj ndërhyrjeje, rreth këtij procedimi dhe për befasinë time të madhe rezulton që lajmi është plotësisht i pavërtetë. Dje nuk ka patur kurrfarë procedimi penal ndaj asnjë pedagogu dhe ndaj asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e vendit.

Është lehtësisht e provueshme kjo, në qoftë se dikush do kishte marrë mundimin të interesohej pranë organeve të Prokurorisë apo përmes avokatëve përkatës.

Pra edhe njëherë e përsëris, më shumë për opinion publik: Nuk ka pasur asnjë lloj procedimi penal ndaj asnjë pedagogu apo asnjë studenti pjesëmarrës në protestat e ditëve të fundit, të zhvilluara në Tiranë apo në qarqet e tjera të vendit.

Sigurisht që pas këtij konstatimi kam filluar procedurat për të nxjerrë përgjegjësinë ndaj atyre personave përgjegjës në Policinë e Shtetit, të cilët nuk kanë ndërmarrë hapat e nevojshme për ta përgënjeshtruar këtë lajm, i cili mori vëmendje të  madhe publike dhe ngatërroi shumëçka.

a.çupaj

Next Post
Rudina Hajdari sfidon Bashën, merr pjesë në seancën parlamentare

Rudina Hajdari sfidon Bashën, merr pjesë në seancën parlamentare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In