• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Samo”, trafikanti shkodran kërcënon shtetin: Kush më arreston, i vrasim familjen!

by S M
05/02/2018 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shkrimin e botuar nga Stern.de mbi trafikantët shqiptarë të drogës, gazetari gjerman ka arritur të kontaktojnë me një prej trafikantëve.

Ai është një personazh 33 vjeçar, që i kanë shkuar në shtëpi, por që nuk del me emrin e tij, për shkak se hetohet nga FBI.

Bëhet fjalë për Samon (që nuk e ka këtë emrin e vërtetë), por që është shumë e thjeshtë që ai të gjendet nga gazetarët, dhe jo nga policia.

”Ai gjendet në kafenenë e oborrit të shtëpisë në Shkodër, qyteti më i madh në Shqipërinë e veriut” shkruan Stern.de.

“Ka një TV të sheshtë dhe sheh ndeshjet e futbollit”, vijon gazeta.

Sipas saj, “Samo” udhëheq një grup të vogël gangsterësh, që bëjnë trafik kokaine dhe hashashi.

“Samo është 2.05 metra i gjatë dhe peshon 120 kg, por ai duhet të quhet “peshk i vogël” në Shqipëri” shkruhet në artikull.

“Samo” jep edhe mendime për politikën.

“Ata duan ti dëshmojnë BE se po bëjnë vërtet dicka. Kjo është qesharake, ata nuk mund ta fitojnë këtë luftë” sfidon “Samo” politikanët dhe policinë shqiptare.

Madje u thotë gazetarëve se ai ecën i qetë në rrugët e Shkodrës.

Eshtë qyteti ku është rritur, por më pas shkoi në Nju Jork, ku u arrestua për krim të organizuar, trafik droge dhe vrasje.

Çështja bëri bujë në media.

Ai u lirua nga burgu sepse disa dëshmitare u zhdukën nga gjykimi.

Intervista e gazetarit gjerman është bërë në shtëpinë e tij.

Ai qëndron në shtrat ndërsa mallrat janë në tryezë, një qese plastike e kanabisit, dhe kokainë.

Kanabisi, sipas “Samos”, vjen nga Vlora.

“Të gjithë e dinë se mund të marrim mall nga kudo, Danimarka, Gjermania”, thotë “Samo”.

“Samo” thotë se policia nuk e prek, pasi “nëse më arrestojnë, vëllezërit e mi do vrasin atë që më arreston së pari dhe më pas familjen e tij”.

Ndërsa thotë këto, ai nxjerr një valixhe nga divani, ku mban një mitraloz, dy pistoleta, një bombë dhe një grumbull municioni.

“Nëse nuk ka frikë ndokush për ty, atëherë ata vazhdojnë procedurën” thotë “Samo”.

Ai thotë se politika dhe kartelet janë të lidhura me njëra- tjetrën.

“Do bënin punë te keqe po të arrestojnë ndonjë nga bosët.

Politika dhe kartelet janë të lidhura ngushtë.

Të gjithë në Shqipëri e dinë se mafia mund të fitojë zgjedhje” thotë “Samo”.(TemA)

Next Post
Kamëz/ Klienti shkelma balerinës në lokalin e natës

Kamëz/ Klienti shkelma balerinës në lokalin e natës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In