• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti zhvillohet në tetor në Tiranë/ Tabaku në Maqedoninë e Veriut për Procesin e Berlinit: Integrimi në BE prioritet

by Java News
12/09/2023 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ishte e pranishme së bashku me një grup deputetësh në Maqedoninë e Veriut ku ishte pjesë e panelit në konferencën me temë: “Avancimi i Procesit të Berlinit përmes diplomacisë parlamentare”.

Pjesëmarrës në hapje dhe gjatë zhvillimit të saj ishte dhe kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të qeverisë Gjermane, Michael Roth, me të cilin Tabaku pati një takim kokë më kokë përpara nisjes së konferencës.

Tabaku ishte shoqëruar në këtë konferencë me përfaqësues të tjerë demokratë në Kuvendin e Shqipërisë Kreshnik Çollaku, Sorina Kote, Xhelal Mziu dhe Petrit Doda.

Gjatë fjalës së saj në panel, deputetja demokrate argumentoi se procesi i integrimit është një proces me rëndësi për qytetarët më shumë se sa për qeveritë. Kjo do të thotë se qytetarët duhet t’i prekin benefitet e BE-së më shumë se sa kushdo tjetër dhe se këto përfitime nuk duhet të zhbëhen dhe as të eklipsohen nga vullneti politik apo burokracia. Sipas saj Parlamenti është i vetmi institucion që zgjidhet nga qytetarët dhe duhet të jetë pjesë në procesin e integrimit pikërisht për të siguruar përfitimet e qytetarëve.

Nën moton e të ndërtuarit të Europës në Shqipëri, deputetja demokrate Tabaku argumentoi se shqiptarët dhe jo vetëm ato por gjithë Ballkani Perëndimor duhet të kishin këmbëngulur për Procesin e Berlinit më herët. Ajo nënvizoi se humbja e kohës me procese paralele ka vonuar përfitimet ndaj qytetarëve ndërsa vuri në dukje që Tregu i Përbashkët Rajonal (TPR) është një risi e domosdoshme dhe me përfitime për të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Duke qenë se të pranishëm në këtë konferencë ishte dhe z. Roth, ajo gjeti mundësinë që të njoftojë për të pranishmit dhe mediat për konferencën e radhës që do të mbahet në Tiranë më datë 13 tetor 2023, si pararendje e Samitit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë më 16 tetor 2023./m.j

Next Post
Propozimi diskutohet te “Ligjet”/ Kushtetuesja kërkon paga dyfish më të larta se pjesa tjetër e gjyqësorit

Propozimi diskutohet te "Ligjet"/ Kushtetuesja kërkon paga dyfish më të larta se pjesa tjetër e gjyqësorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

Larry Fink paralajmëron: Lufta dhe inflacioni janë vetëm fillimi!

March 27, 2026
Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

Dimër në pranverë/ Reshje bore intensive në akset Dedaj–Bogë dhe Bogë–Theth, autoritetet në terren

March 27, 2026
Rama ndryshon drejtuesit politikë! Lëvizjet e reja në qarqe nga Manja, te Karakaçi e Nufi

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In