• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Samiti Rusi-Afrikë/ Putin shfrytëzon situatën dhe premton drithëra falas për Afrikën: Do zëvendësojmë grurin ukrainas

by Java News
29/07/2023 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në samitin Rusi-Afrikë, Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia është në gjendje të zëvendësojë grurin ukrainas. Ai premtoi edhe ndihma falas.

Rusia mbetet një furnizues i besueshëm me ushqime në Afrikë”, tha presidenti rus Vladimir Putin në hapjen e samitit dyditor Rusi-Afrikë në Shën Petersburg, duke iu përgjigjur shqetësimeve të shprehura nga vendet afrikane pas përfundimit të marrëveshjes me Ukrainën. Rusia është në vendin e parë për nga eksportet e drithit në këtë rajon, me rreth 10 milionë tonë drithëra në gjysmën e parë të këtij viti. Tregtia ruso-afrikane u rrit me 35 për qind, pavarësisht sanksioneve.

“Vendi ynë është në gjendje të zëvendësojë grurin ukrainas, si në aspektin tregtar, ashtu edhe në formën e ndihmës falas për vendet afrikane. Për më tepër, ne presim korrje rekord këtë vit. Putini premtoi se Rusia është e gatshme të dërgojë drithëra falas në tre deri në katër muajt e ardhshëm në vendet si Burkina Faso, Zimbabve, Mali, Somali, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Eritre. Secili prej këtyre vendeve do të marrë rreth 25.000 – 50.000 tonë drithëra, tha ai. Ne do të ofrojmë dërgim falas të këtyre produkteve për konsumatorët atje, nënvizoi Putin.

Në të njëjtën kohë, ai hodhi poshtë kategorikisht, siç tha, akuzat “hipokrite” nga Perëndimi, se Rusia tani po luan “lojërat e urisë” me luftën e saj kundër Ukrainës dhe po bllokon dërgesat e drithit të këtij vendi përmes Detit të Zi. Në të njëjtën kohë, siç tha ai, Rusia furnizon sot rreth 20 për qind të tregut botëror me grurë. Putin fajësoi sanksionet perëndimore si pengesë për eksportet ruse të grurit dhe plehrave.

Ai tha se më shumë se 200.000 tonë plehra nga Rusia janë bllokuar në portet evropiane, të cilat Moska mund t’i dorëzojë për qëllime humanitare.

“Nga ana tjetër, më lejoni të jem i qartë, ata na fajësojnë për hipokrizi dhe për krizën e tanishme në tregun botëror”, tha presidenti i Rusisë në hapje të samitit.

Unioni Afrikan bën thirrje për paqe

Presidenti i Unionit Afrikan dhe presidenti i Ishujve Komore Azali Asumani bënë thirrje për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës. Duke theksuar se Rusia është një partner strategjik i Afrikës me një kontribut të rëndësishëm në reduktimin e pasigurisë ushqimore”, me një eksport prej rreth 1.9 milionë tonë drithëra dhe se “me krizën ruso-ukrainase, nëse vazhdon, e ardhmja e këtij partneriteti do të kërcënohet”, ai ftoi palët e interesuara “të gjejnë një gjuhë të përbashkët për të lejuar transportin e vazhdueshëm të sigurt të grurit dhe plehrave nga Ukraina dhe Rusia në kontinentin tonë.”

“Afrika është e gatshme të forcojë bashkëpunimin e saj me Rusinë në të gjithë sektorët dhe veçanërisht të kontribuojë në sigurimin e paqes dhe stabilitetit”, tha Azali Asumani.

Ndikimi i Afrikës

Qëllimi kryesor i Putini është të theksojë rëndësinë e eksporteve ruse dhe të paraqesë Perëndimin si fajtor për krizën e tanishme. Putini do të forcojë lidhjet me kontinentin me rreth 1.3 miliardë banorë, por do të forcojë edhe rolin ndërkombëtar të Rusisë, shkruan agjencia AP.

54 vendet e Afrikës përbëjnë bllokun më të madh të votimit në OKB. Ato janë shumë të përçara në rezolutat që kritikojnë veprimet e Rusisë në Ukrainë. Një delegacion nga 49 vende është i pranishëm në Shën Petersburg, mes tyre janë 17 krerë presidentë apo kryeministra.

Rusia konsiderohet edhe si furnizuesi më i rëndësishëm i vendeve të Afrikës me armë. E në këtë samit duket se do të luajë rol edhe fati i grupit mercenar Wagner, i udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, i cili është aktiv në Mali dhe Republikën e Afrikës Qendrore, e ka përfaqësues të tij edhe në Burkina Faso. E ardhmja e këtij grupi është me rëndësi edhe për vende të tilla si Sudani dhe disa vende të tjera në Afrikë, për shkak të luftimeve por edhe trafikimit me armë./DW

Next Post
Detaje të reja/ Ish-efektivi i policisë që ishte edhe shofer i biznesmenit Gjoka, ndihmoi vrasësit e Ndojit të iknin nga vendi i krimit

Detaje të reja/ Ish-efektivi i policisë që ishte edhe shofer i biznesmenit Gjoka, ndihmoi vrasësit e Ndojit të iknin nga vendi i krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

Përpjekjet e Iranit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, Trump bën thirrje për veprim të përbashkët ndërkombëtar

March 14, 2026
14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

14 dokumente në një platformë të vetme, “Dritarja e Vetme Doganore” do jetë gati në qershor 2027

March 14, 2026
“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

“Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon”, ministrja Bozhinovska shpjegon arsyet

March 14, 2026
Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

Iu ngel hatri edhe për gjënë më të vogël, njihuni me tre shenjat më të ndjeshme të zodiakut

March 14, 2026
“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

“Ndryshimet në Ligjin për të Huajt”, presidenti serb Vuçiç vlerëson Kosovën: Nuk ka zgjidhje të lehta, por është lehtësim

March 14, 2026
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së: Lufta duhet të ndalet dhe të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i Libanit

March 14, 2026
Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

March 14, 2026
Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

Debati mes gazetares dhe Ramës, përkthyesja: Kjo çupa është jo profesionale! Pyetjen e kishte yll, atë sherrin mysybet

March 14, 2026
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Një person dhunon ish-bashkëjetuesen, kanos me armë familjarët e saj

March 14, 2026
Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

Në 4 vite u sekuestruan 1800 celularë nga SPAK, sa prej tyre u “zbërthyen” dhe sa u përgjuan gjatë 2025

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In