Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ndarë foto me kryeministrin Edi Rama nga hoteli ku do të zhvillohen edhe punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Krahas fotos, Vuçiç shkruan se ka biseduar me Ramën për Open Balkan dhe nisma të tjera të përbashkëta mes dy vendeve.
“Po flisja me mikun tim Edi Rama për nismën Open Balkans dhe çështjet tona të përbashkëta”, ka shkruar ai në Instagram.
/s.f