• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti në Tiranë/ Marta Kos: Rajoni duhet të ecë së bashku, rrezikohen 300 milionë euro fonde nëse… 

by Os De
21/11/2025 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, mbajti sot një fjalim të detajuar dhe me tone paralajmëruese në samitin “Growth Plan – Our pathway to EU”, ku nënvizoi nevojën që vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin me të njëjtin ritëm në procesin e integrimit evropian. 

Kos theksoi se asnjë vend i rajonit nuk duhet të mbetet pas dhe se të gjitha shtetet aspirante duhet të arrijnë përputhjen e plotë me legjislacionin e BE-së.
“Duhet të ecni në sinkron. Nuk duam që askush të mbetet pas. Të gjithë i përkisni BE-së me të drejta të plota, për sa kohë arrini përputhjen me acquis të BE-së,” u shpreh ajo. 

Komisionerja paralajmëroi se po afron një afat shumë i rëndësishëm: qershori, kur përfundon periudha njëvjeçare e vlerësimit për reformat e pambyllura. Nëse vendet e rajonit nuk përmbushin detyrimet, rrezikohet humbja e 300 milionë eurove të destinuara për to. 

“Me këto fonde mund të ndërtohen linja tramvaji, shkolla, spitale – projekte nga të cilat përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët tuaj,” theksoi Kos. 

Ajo rikujtoi se ndërtimi i një tregu të përbashkët rajonal mbetet kyç për zhvillimin ekonomik, duke shtuar se një hap i tillë do t’i rriste tregjet e vendeve të Ballkanit me rreth 10%. 

Megjithatë, Kos pranoi se reformat e dakorduara nuk janë gjithmonë të lehta, por janë thelbësore për përshpejtimin e negociatave me BE dhe përgatitjen e ekonomive vendase për tregun e madh evropian me 450 milionë konsumatorë. 

“Këto reforma hapin mundësi të reja, u japin qasje në politika që i trajtojnë vendet tuaja në mënyrë të ngjashme me anëtarët e BE-së dhe tregojnë se jeni gati për integrim të thelluar,” tha ajo. 

Komisionerja shtoi se Presidentja e Komisionit Evropian ishte impresionuar nga dy konferencat e fundit të investimeve në rajon, duke theksuar se ky është momenti për të tërhequr edhe më shumë fonde evropiane dhe partnerë të rinj tregtarë. 

“Sa më shumë i afroheni zgjerimit, aq më shumë investitorë do të vijnë. Përvoja na tregon se hapat drejt BE-së rrisin kureshtjen e investitorëve, të mediave evropiane dhe shpresoj, edhe të qytetarëve nga vendet anëtare,” u shpreh Kos. 

 

Next Post
Deputet, nga “Hiçi”

Promovim dhe premierë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

February 23, 2026
“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës

February 23, 2026
Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

February 23, 2026
Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

February 23, 2026
Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In