• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Samiti i Uashingtonit: Perspektivat e Kryengritjes së Iranit & Politikat e Sakta

by A R
18/12/2022 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të shtunën, politikanë të njohur amerikanë, morën pjesë në një konferencë në Uashington DC, në solidaritet me kryengritjen mbarëkombëtare të Iranit. Në këtë event, të organizuar nga Organizata e Komuniteteve Iraniano-Amerikane (OIAC), mori pjesë nga Parisi edhe Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), si folëse kryesore.
Konferenca dhe folësit e saj dhanë rekomandime politike në lidhje me revolucionin në zhvillim e sipër në Iran dhe përgjegjësinë e komunitetit botëror për mbështetjen e kërkesës legjitime të popullit iranian për ndryshim regjimi. Ata nënvizuan edhe rolin e Rezistencës së organizuar në kryengritjen aktuale.
Znj. Maryam Rajavi: Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit: Sot, bota po vuan nga terrorizmi, lufta dhe pasiguria për shkak të tiranisë fetare në Iran, por mesazhi ynë sot është se kryengritja e Iranit sjell një dhuratë për Lindjen e Mesme dhe për botën: paqen, miqësinë dhe bashkëjetesën paqësore.
Regjimi dëshiron të sigurohet që negociatat bërthamore me grupin P5+1 të vazhdojnë, sepse i duhet të vazhdojë bisedimet me Perëndimin për të shtypur dhe për t’u përballur me kryengritjet.
Populli i Iranit është ngritur për të mposhtur përbindëshin e represionit dhe terrorizmit. Ata kanë zgjedhur ta paguajnë çmimin e lirisë me gjakun e tyre. Le të ngrihet bota në solidaritet.

Ish Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo: Dua ta nis duke vlerësuar presidenten e zgjedhur Maryam Rajavi dhe udhëheqjen që ajo i bën Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, i cili po hedh themelet për një republikë të lirë sovrane dhe demokratike në Iran.
Liria pa dyshim po ec përpara dhe të gjithë ne duhet të bëhemi bashkë dhe të flasim me një zë të vetëm se populli iranian i meriton liritë themelore – pikërisht këtë po kërkon.
Bota më në fund po ndërgjegjësohet për faktin se regjimi nuk e përfaqëson popullin e Iranit. E ardhmja e Iranit nuk qëndron tek regjimi teokratik radikal që mori pushtetin atje në vitin 1979. Ajo qëndron tek protestuesit trima që për muaj të tërë kanë kërkuar liritë themelore dhe kanë bërë thirrje për t’i dhënë fund këtij regjimi.
Megjithatë, në këtë moment, themelimi kundërrevolucionar i regjimit teokratik qëndron në qendër të konflikteve të shumta të Iranit.
Sot, 40 vjet punë dhe 40 vjet rezistencë kundër represionit brutal të regjimit kanë arritur në një pikë kritike. Unë mund ta ndjej këtë, ju mund ta shihni, bota mund ta shohë, dhe lëvizja që po shohim sot është qartësisht e ndryshme nga ajo që ka ndodhur më parë. Edhe vetë Ajatollahu mund ta shohë; kryengritje të udhëhequra nga gratë e të drejtuara nga të rinjtë iranianë.

Ish Sekretari Amerikan i Tregtisë, Gary Locke: Zonja Rajavi ka paraqitur një plan me dhjetë pika për të ardhmen e Iranit, i cili udhëhiqet nga sundimi i ligjit, i cili është kaq thelbësor për një shoqëri të lirë dhe të drejtë. Dhe ky plan është mbështetur nga mbi 250 demokratë dhe republikanë në Kongresin e SHBA.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të qëndrojnë në solidaritet të plotë me popullin e Iranit dhe të mbështesin plotësisht dëshirën e tij për të qenë një popull i lirë. Ju po zhvilloni një kryengritje heroike kundër një regjimi të korruptuar dhe brutal.

Ish Drejtoresha për Marrëdhëniet me Publikun në Shtëpinë e Bardhë, Linda Chavez: Regjimi hyn në çdo familje, në çdo biznes, në çdo mbledhje për të diktuar se si njerëzit duhet dhe nuk duhet të sillen.
Kjo është një luftë që vazhdon prej kohësh dhe nuk është vetëm një luftë në organizatat ndërkombëtare. Nuk është vetëm një luftë në vende si Uashington DC apo në vetë Iranin. Shtrirja e kontrollit të këtij regjimi është shumë, shumë e gjerë dhe shumë, shumë e thellë. Irani me diktaturën e tij vrastare mund të arrijë secilin prej nesh nëse nuk e bëjmë atë të ndalet, nëse nuk e përmbysim këtë regjim vrasës.
Plani me dhjetë pika i Zonjës Rajavi mund dhe duhet të jetë modeli për një Iran të ardhshëm.

Ish Senatori dhe Guvernatori i Kansasit, Ambasadori Sam Brownback: Ditët e këtij regjimi janë të numëruara dhe shumë shpejt do të mbarojnë. Ajo që shihni është një rezistencë e organizuar me bazë të gjerë, e larmishme, e unifikuar, e fuqishme dhe nuk do të tërhiqet. Kjo është një rezistencë që do të fitojë.

Ish Zëvendës Shef i Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Jack Keane: Populli është i etur për dinjitet njerëzor. Populli dëshiron të ushtrojë lirinë personale dhe zgjedhjen personale. Populli dëshiron demokraci. Pas 41 e më shumë vitesh, njerëzit e dinë se qeveria nuk është në gjendje të bëjë asnjë ndryshim thelbësor. Populli duhet ta ndryshojë qeverinë.
Populli dëshiron demokracinë, jo teokracinë brutale të mullahëve dhe as sundimin autoritar të Shahut. Populli, i udhëhequr nga Mariam Rajavi me demokraci të vërtetë. Ky ka qenë një rrugëtim i gjatë për katër dekada.

Next Post
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Elbasan/ Makina përplas dy vajza në vijat e bardha, transportohen me urgjencë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In