• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i Sofjes, Ballkani sërish në krye të axhendës europiane

by A R
14/05/2018 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po pastrohet e rregullohet gjithkund: Bullgaria kërkon të prezantojë anën më të mirë të saj në samitin e Bashkimit Europian për Balkanin. Emocionet rriten, por për njerëzit në rrugë e gjitha është më shumë dukje se punë. Gjithkund sheh flamuj bullgarë dhe europianë, muzikë nga të gjitha anët, parqet mbajnë erën e barit të sapokorrur. Nën moton “Europa vallëzon” qyteti organizon një festë në qendër të Sofjes.

Sofja përgatitet për samitin e Ballkanit të Bashkimit Europian më 17 Maj. Ky shihet si kulmi i presidencës bullgare dhe evenimenti më i rëndësishëm në axhendën e kryeministrit bullgar, Boyko Borissov. Por për shumë njerëz në Bullgari ky takim është më shumë një dukje me pompozitet por pa masa konkrete që prekin problemet e vendit. Megjithatë në një pikë qeveria gjen mbështetje: Në përpjekjet për të çuar përpara integrimin europian të Ballkanit Perëndimor.

Ballkani – sërish në krye të axhendës europiane

“Uniteti të bën të fortë”, nën këtë moto e ka drejtuar Bulgaria presidencën bullgare të BE. Unitet jo vetëm mes vendeve të BE, por edhe në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Nuk kalon gati asnjë konferencë në kuadër të presidencës bullgare, ku nuk përmendet Ballkani Perëndimor. Mesazhi në Bruksel ka mbërritur, kësaj ia ka dalë Bullgaria. Fakt është, se pas ndalimit të zgjerimit, të cilin vetë Jean-Claude Juncker e bëri të ditur në vitin 2014, është po presidenti i Komisionit Europian Juncker që angazhohet tani për të. Me Shqipërinë dhe Maqedoninë pritet të fillojnë bisedimet e anëtarësimit. Mali i Zi ka hapur 33 kapituj nga 35 gjithsej, Serbia 12.

Bullgarët vetë e mbështesin me shumicë afrimin me vendet e Ballkanit dhe e shohin Bullgarinë si një ndërmjetësuese dhe avokate të integrimit të rajonit. “Mendoj se politika e deritanishme për vendet e Ballkanit është një politikë e mirë. Ne kemi luftuar kundër njëri-tjetrit në histori për një kohë të gjatë, tani ka ardhur koha të bëhemi bashkë dhe të ecim në një drejtim. Besoj se nëse Ballkani është në paqe edhe Europa i ka punët mirë”, thotë Petar Kremenski nga Sofja.

Edhe Nikolay Dragov beson, se Bullgaria po ndjek një politikë të suksesshme kundrejt fqinjëve. Por ai kërkon që fokusi të mos drejtohet vetëm nga brenda vendit.
“Më shqetëson fakti, që qeveritarët bullgarë janë të mendimit, se me përfundimin e presidencës puna është kryer, Ndërkohë që në politikën e brendshme kemi shumë detyra për të zgjidhur, si për shembull reforma në drejtësi, emigracioni i të rinjve, mosbesimi i qytetarëve tek institucionet.”

Për gazetaren investigative, Katya Ilieva nuk përputhet qëndrimi demonstrativ properëndimor i qeverisë bullgare me atë se çfarë shkruhet në analizat ndërkombëtare për vendin.
“Reporterë pa kufij e rendit Bullgarinë në vendin e 111 për lirinë e shtypit. Organizata flet për deficitet në peizazhin mediatik, flet për një person që sundon tregun e medias dhe monopolin në shpërndarje, flet për vetëcensurë dhe presion.
Qeveritarët janë shurdhmemecë përballë kësaj kritike. Të gjitha këto takime në samite janë një mundësi për qeveritarët të bëjnë fushatë mediatike në interes të tyre”, thotë gazetarja Katya Ilieva.

Falënderim dhe lëvdata

Nëse bullgarët theksojnë problemet në politikën e brendshme, dhe jo sukseset në politikën e jashtme, fqinjët kanë vetëm mirënjohje. Spirko Lazarovi është nga Maqedonia dhe jeton në Maqedoni nga viti 2003. “Mendoj se kryeministri bullgar dhe ai maqedonas punojnë mirë me njëri-tjetrin. Kjo politikë është bazë e mirë për të ardhmen. Shoh se si njerëzit në të dyja anët e vizitojnë dhe mbajnë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.”
Për serbin, Danilo Çurçiç që jeton prej një viti në Bullgari, Bullgaria është model. “Është diçka shumë e mirë që bullgarët angazhohen për integrimin e Ballkanit. Kjo është gjë e mirë për njerëzit në rajon.”

Fund po kur?

Më 30 qershor përfundon presidenca bullgare e Bashkimit Europian që ka përcaktuar punën e qeverisë në këto muajt e fundit. Kur të largohen kamerat e huaja dhe miqtë nga bota, bullgarët shpresojnë që qeveria sërish t’i kthejë sytë nga vendi dhe të ndërmarrë reformat e nevojshme. Sepse mund të fillojë stuhia për qeveritarët. Partia opozitare, BSP, Partia Socialiste e Bullgarisë ka kërkuar që në maj dorëheqjen e kryeministrit Borissov.
Partneri i koalicionit qeveritar, Patriotët e Bashkuar është i përçarë dhe distancohet nga GERB, ndërsa kryeministri Borissov dhe presidenti Ruman Radev përditë shkëmbejnë replika në media. Do të jetë një verë e nxehtë në Bullgari, pavarësisht parashikimeve të motit.(DW)

ma.me

Next Post
Lufta antikanabis, Guardia di Finanza takime me policinë e Shtetit

Ndryshohen krerët e policisë në Kukës e Gjirokastër e Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com