• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i NATO-s/ Rama takime “kokë më kokë” me liderët e BE-së për heqjen e veto-s bullgare

by Java News
30/06/2022 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka intensifikuar përpjekjet diplomatike për t’i hapur rrugë çeljes së negociatave me Bashkimin Europian, të cilat po mbahen bllokuara për shkak të veto-s bullgare.

Në ditën e dytë të samitit të NATO-s në Madrid, shefi i qeverisë shqiptare krahas angazhimeve të parapërcaktuar në axhendë, ka shtuar edhe iniciativën për vendosjen e balancave mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të cilat ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për sheshimin e mosmarrveshjeve.

Referuar burimeve të gazetës “TemA”, konfirmohet se Rama ka krijuar mundësinë për disa takime personale me krerët e BE-së si dhe liderët e dy vendeve në konflikt.

Raportohet se Rama deri më tani ka pasur komunikime intensive me presidentin francez Emanuel Macron të cilët janë flamurtarët e radhës së BE-së, kancelarin gjerman Olaf Scholz, presidentin bullgar Rumen Radev, etj.

Bisedat qe konfirmohen edhe nga keto foto ne faqen zyrtare te NATO duket se do i hapin “driten jeshile” marreveshjes mes Maqedonise se Veriut dhe Bullgarise, e cila ka qene ne ngerç për një sërë mosdakordësish.

Teksa bisedat ne Madrid vazhdojne ende, do te duhet te pritet edhe disa ore per te marre konfirmime zyrtare nga palet e perfshira.

Le të kujtojmë se autoritetet maqedonase kanë parashtruar nga ana e tyre tre kushte në lidhje me propozimin e presidencës franceze për fillimin e negociatave me BE-në.

E para, çështja e gjuhës maqedonase nuk duhet të problematizohet në kornizën e negociatave.

Së dyti, nuk duhet të përfshihen çështjet historike.

E fundit, i takon përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Të gjitha këto, duket se janë sjellë nga Rama në tryezën e NATO-s për të gjetur gjuhën e përbashkët mes vendeve dhe për të marrë lajmin e madh që pret Shqipëria dhe fqinja e saj juglindore. /Tema

g.kosovari

Next Post
“Borde fashiste”/ Ministrja Ibrahimaj: Pa krijimin e tyre do kishin çmime më të larta të karburanteve

“Borde fashiste”/ Ministrja Ibrahimaj: Pa krijimin e tyre do kishin çmime më të larta të karburanteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

Si po ndikon lufta në Lindjen e Mesme në energji, tregti dhe financa? Analistët: Menaxhimi i situatës në stilin COVID

April 4, 2026
Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

Drejtori për zgjerimin në KE vlerëson Shqipërinë dhe Malin e Zi: Përparim të paprecedentë në negociata

April 4, 2026
Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

Irani sulmon anijen izraelite në Ngushticën e Hormuzit, Gjiri Persik në flakë

April 4, 2026
U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

U ekstradua nga Italia, GJKKO liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

April 4, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Banka e Shqipërisë: Emigrimi godet ekonominë dhe rrit presionin në inflacion

April 4, 2026
Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

Shembet ndërtesa e braktisur në Greqi, vdes kalimtarja, plagosen dy fëmijët e saj

April 4, 2026
Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In