• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama: Mikpresim në 16 maj takimin më të madh në historinë tonë

by S T
14/04/2025 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se më 16 maj Shqipëria Tiranë, do të mikpresë takimin më të madh në historinë e saj.

Shqipëria çeli sot grupkapitullin e dytë të negociatave me Bashkimin Evropian – “Tregu i Brendshëm” në Luksemburg ku u mbajt konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri – BE.

I pyetur në konferencën e përbashkët për shtyp pas konferencës së katërt ndërqeveritare, nëse ka pasur bisedime për hapa të përshpejtuar, Kryeministri Edi Rama u shpreh se, “me Presidentin e Këshillit Evropian patëm një diskutim më të gjerë për përparimin që po bëjmë në këtë rrugëtim, për Samitin e ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian më 16 maj në Tiranë, ku do të mikpresim takimin më të madh në historinë tonë e ku presim me padurim që të jemi si gjithnjë mikpritës specialë”.

Po kështu, shtoi Rama, “bëmë një bisedë rreth situatës në rajon dhe rreth vendeve një nga një. Dhe ishte si përherë një bisedë e shkëlqyer sepse Presidenti është mjaft i mençur dhe një person mjaft i vëmendshëm ndaj Ballkanit Perëndimor dhe jam i lumtur që do të vizitojë vendet e Ballkanit Perëndimor në vigjilje të samitit”.

Rama theksoi se, “ritmi i çeljes së grup kapitujve dhe i punës me kapitujt i takon Komisionit. Ne duhet të sigurohemi që gruaja në këtë sallë të jetë gjithmonë e lumtur me ne, në të kundërt nuk ka president, nuk ka mbret, nuk ka perandor që të mund të na shpëtojë pa marrë një shpullë fytyrës”.

“E nisa duke u bashkuar me ministrin në fillim dhe dua ta përmbyll duke u bashkuar sërish me atë që tha ai, që po ne po presim me përgjërim që të bëhemi pjesë e kësaj perandorie sepse kemi qenë gjithmonë pjesë e perandorive dhe kjo është e para perandori ku duam të jemi dhe ne jemi shumë besnik ndaj perandorive. Ndjenja jonë e besnikërisë nuk mund të përmbushet pa qenë me një perandori. Kështu që ishalla”, përfundoi kryeministri Rama.

Next Post
“Hapja e Grup-Kapitullit të Dytë”, ministri Hasani: Asnjë sekondë e humbur drejt BE-së!

"Hapja e Grup-Kapitullit të Dytë", ministri Hasani: Asnjë sekondë e humbur drejt BE-së!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Osmani: Çdo përpjekje për ta njollosur luftën e UÇK-së dhe krahasuar me gjenocidin serb minon drejtësinë dhe paqen në rajon

Osmani: Çdo përpjekje për ta njollosur luftën e UÇK-së dhe krahasuar me gjenocidin serb minon drejtësinë dhe paqen në rajon

February 17, 2026
Simbol i procesit në Hagë/ Newborn-i “burgoset” dhe mbulohet me 5 mijë emblema të UÇK-së, Rama nxjerr pamjet

Simbol i procesit në Hagë/ Newborn-i “burgoset” dhe mbulohet me 5 mijë emblema të UÇK-së, Rama nxjerr pamjet

February 17, 2026
“Filtri konventor” në provën e shifrave, Ilir Beqaj: Pyetjet për Gjykatën e Lartë mbi paraburgimin

“Filtri konventor” në provën e shifrave, Ilir Beqaj: Pyetjet për Gjykatën e Lartë mbi paraburgimin

February 17, 2026
Vetëplagosja e 18-vjeçares në hotel, lirohet nga qelia Vladimir Gjuta, arrest në burg për të dashurin e vajzës

Vetëplagosja e 18-vjeçares në hotel, lirohet nga qelia Vladimir Gjuta, arrest në burg për të dashurin e vajzës

February 17, 2026
Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

Pse Edi Rama po ndryshon Kodin e Procedurës për Imunitetin?

February 17, 2026
Mes medianës dhe mesatares, ka hapësirë për revolucion politik

Nëse votohet sot: Molotovët berishistë rikthejnë votuesit socialistë…

February 17, 2026
Kushtet e këqija atmosferike në vend, Kapiteneria e Portit të Sarandës njofton ndalimin e daljeve në det për ditën e sotme

Kushtet e këqija atmosferike në vend, Kapiteneria e Portit të Sarandës njofton ndalimin e daljeve në det për ditën e sotme

February 17, 2026
Për sapunin, djathin dhe udhëtimin historik në Uashington

Për sapunin, djathin dhe udhëtimin historik në Uashington

February 17, 2026
Spiropali uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Shqipëria krah saj si motër dhe aleate

Spiropali uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Shqipëria krah saj si motër dhe aleate

February 17, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In