Samiti për Klimën që po mbahet në Le Bourget të rancës është shfrytëzuar nga dy presidentët Barack Obama dhe Vladimir Putin për të zhvilluar një takim midis tyre.
Presidentët e SHBA-së dhe Rusisë u takuan për rreth gjysëm ore, dhe takimi midis tyre u zhvillua me dyer të mbyllura.
Njoftimi u dha nga zyra e shtypit e Kremlinit por nuk jepen detaje në lidhje me temat e diskutimit.
“Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura”, njoftoi shkurtimisht zyra e presidentit Putin.
Ky takim vjen në një kohë kur tensionet midis Rusisë dhe Turqisë janë shtuar së tëpërmi pas rrëzimit të avionit SU 24 nga forcat ushtarake turke në kufirin sirian.