• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i investitorëve, Rama: Hapim zyrat e qeverisë për novatorët. Sfidë, krijimi i akseleratorit në mbështetje të “Diellës”

by A R
14/10/2025 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në ditën e dytë të Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor ka deklaruar se zyrat e qeverisë do të jenë të hapura për novatorët me qëllim shfrytëzimin e të dhënave e statistikave e njohjes nga afër me problematikat.

“Kemi rënë dakord brenda nesh të çojmë përpara procesin duke hapur dyert e qeverisë për të gjithë inovatorët dhe duke krijuar një hapësirë të përbashkët me bërthamë agjencinë e ekselencës që ne kemi krijuar para pak kohe dhe të cilën do e vëmë në dispozicionin tuaj dhe gjithë inovatorëve.

Duam që startupet, inovatorët të aksesojnë institucionet, të kenë mundësi të shohin nga afër problematikat dhe të shfrytëzojnë të dhënat e tyre, statistikat e tyre, brumin që më pas është baza e zgjidhjeve përmes AI dhe krijimit të modeleve të AI”, deklaroi Rama.

Kryeministri u ndal më tej te sfida për krijimin e një akseleratori që do të jetë në mbështetje të ministres virtuale “Diella” duke u bazuar pikërisht në kapitalin njerëzor të AKSHI-t apo agjencisë së ekselencës.

“Duke bërë këtë, besoj se do mësojmë shumë gjëra të reja dhe do prodhojmë produkte të reja. Do mundohemi që çdonjërit nga institucionet qendrore, ti zgjerojmë trurin me AI.

161 ide të paraqitura, është bërë seleksionim paraprak, do vazhdojë garë tjetër”, tha Rama.

Më tej, kryeministri bëri me dije se së shpejti do të organizohet sesioni i parë i Kuvendit, i cili do të mblidhet një herë në 4 muaj me krijuesit novatorë, startup-et, sipërmarrësit, investitorët etj.

“Mezi pres që ministrja të organizojë sesionin e parë të Kuvendit që do ngremë me ju dhe ta mbledhim 1 herë në 4 muaj për të diskutuar për çfarë po bëjmë, çfarë mund të bëjmë dhe për të analizuar dhe ëndërruar së bashku”, tha ai.

Next Post
Lamallari: Godinë e re për KLGJ, Prokurorinë e Përgjithshme, të Apelit dhe të Tiranës

Lamallari: Godinë e re për KLGJ, Prokurorinë e Përgjithshme, të Apelit dhe të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

February 13, 2026
Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

February 13, 2026
Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

February 13, 2026
Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

February 13, 2026
Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

February 13, 2026
Rubio: SHBA-të, sulm vdekjeprurës ndaj një anijeje me drogë në Karaibe

Nis konferenca e Sigurisë në Mynih, Marco Rubio: Bota po ndryshon shumë shpejt!

February 13, 2026
Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

Përdorte lokalin për të shitur lëndë narkotike, në pranga 36-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Shkurt 2026

February 13, 2026
Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

Strasburgu qorton Shqipërinë: Vonesat në gjyqe po dëmtojnë qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In