• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Samiti i energjisë në Baku, ministrja Balluku: Do të ngremë infrastrukturën për gazin

by A R
01/03/2024 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazi është një burim alternativ i energjisë që i duhet Shqipërisë, edhe pse vendi është i varur 100% nga prodhimet prej burimeve të rinovueshme, si HEC-et dhe parqet fotovoltaike.

Kështu është shprehur zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në Ministerialin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit në Baku, ku ndër të tjera po diskutohet edhe për energjinë e gjelbër.

Me një videomesazh ajo ka zbuluar se mes liderëve dhe ekspertëve të tregut energjitik janë diskutuar të gjitha prioritetet që kanë të bëjnë me gazifikimin dhe ngritjen e infrastrukturës përkatëse për këtë burim alternativ të energjisë në Shqipëri.

“Është diskutuar gjatë dhe gjerë përsa i përket të gjithë prioriteteve që kanë të bëjnë me gazifikimin e disa prej vendeve kryesore apo edhe me linjat e transmetimit të gazit të cilat tashmë janë konkrete dhe operojnë në të gjithë Europën. Por pas agresionit rus në Ukrainë, sigurisht gazi ka qenë një nga çështjet më të rëndësishme të diskutuara përsa i përket furnizimit për të gjithë Europën, por sigurisht dhe krijimit të depozitave të sigurisë, pasi sot flitet gjerësisht për një axhendë të gjelbër që Shqipëria sigurisht kryeson ashtu si dhe vendet skandinave duke qenë se prodhimi jonë është i bazuar 100% mbi burimet  e rinovueshme. Por nga ana tjetër krijimi i infrastrukturës së gazit dhe krijimi i një mundësie për të pasur burime alternative sigurisht do ti jepte Shqipërisë, por edhe rajonit një siguri më të lartë energjetike.”

Ndër të tjera numri dy i qeverisë shqiptare ka zbuluar se janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh me palën azerbajxhanase përsa i përket bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen, por edhe një marrëveshje që heq përfundimisht vizat mes dy vendeve, duke i dhënë një hov të ri raportit mes Tiranës dhe Baku-s.

“Ne do të vazhdojmë me takime të rëndësishme gjatë ditës së sotme për të arritur dhe në konkluzione të tjera të zhvillimit ekonomik dhe të një përafrimi tjetër të marrëdhënieve që dy vendet tona kanë prej shumë kohësh në një mënyrë bilaterale të shkëlqyeshme.”

/a.r

Next Post
Funerali i Navalny: Moska blindohet nga forcat e sigurisë, frikë për trazira

Funerali i Navalny: Moska blindohet nga forcat e sigurisë, frikë për trazira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In