• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Samiti i Budapestit\ Paqja në plan të dytë, tuneli në të parin

by S T
19/10/2025 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eljanos Kasaj*

Nën hijen e punimeve për Samitin e Budapestit, i dërguari special i Kremlinit për bashkëpunimin ekonomik dhe të investimeve ndërkombëtare dhe negociator kryesor në bisedimet e paqes në Ukrainë,Kirill Dimitriev, ka propozuar një projekt të guximshëm, për ndërtimin e një tuneli nënujor me vlerë 8 miliardë dollarësh që do të lidh Alaskën dhe Rusinë,duke përdorur kompaninë e ndërtimit të tuneleve “The Boring Company” të multimiliarderit dhe filantropit Elon Musk.

“Elon Musk, imagjino të lidhësh SHBA-në dhe Rusinë, Amerikën dhe Afro-Eurazinë, me tunelin Putin-Trump — një lidhje 70 miljesh që simbolizon unitetin”, shkroi Dmitriev në platformën sociale X.

Sipas Dimitriev-it, tuneli përmes Ngushticës së Beringut do të “simbolizoj unitetin” e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë dhe “do të ndryshojë fytyrën e tregtisë globale”.

Ai gjithashtu sygjeroj se Fondi Rus i Investimeve Direkte, i cili drejtohet prej tij, mund të financojnë projektin, duke u mbështetur në përvojën nga ura e përfunduar së fundmi e Rusisë me Kinës ose ajo në proces ndërtimi midis Rusisë dhe Koresë së Veriut. Megjithatë, nëse planifikohet një projekt ndërtimi kaq ambicioz, Dimitriev e ka lënë të hapur ftesën për vende të tjera që mund të kenë dëshirë të bashkohen,: Kina, Kanadaja dhe Japonia.

Ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump, gjatë një takimi me homologun ukrainas Volodimir Zelenskij,në Ushington, e ka quajtur “interesant” propozimin e Rusisë për të ndërtuar një tunel nënujor përmes Ngushticës së Beringut, duke lidhur Okurgun Autonom të Çukotkës dhe shtetin e Alaskës, ndërsa administrata presidenciale ka filluar bisedimet direkte me homologët rus mbi këtë çështje.

Tuneli Rusi-SHBA do të ofrojë rrugën më të shkurtër për të lidhur rajonet kontinentale të Azisë – kryesisht Rusinë dhe Kinën – dhe Amerikës së Veriut(SHBA-në dhe Kanadanë) përmes territoreve të pasura me burime, duke integruar njëkohësisht rrjetet ekzistuese hekurudhore dhe duke rritur rrënjësisht efikasitetin e tyre. Për shembull, rruga nga Harbin në Çikago ose nga Vladivostok në Vankuver do të jetë 3,000-4,000 km më e shkurtër dhe më shumë se dy javë më e shpejtë se rrugët ekzistuese. Kostoja e përgjithshme e dorëzimit të mallrave dhe produkteve do të jetë gjithashtu më e ulët.

Propozimi i Dmitriev-it erdhi në përgjigje të dokumenteve të sapo publikuara të Kongresit Amerikan mbi të ndjerin Presidentin e SHBA-së John F. Kennedy, të cilat përfshinin një propozim për një “Urë Paqeje Botërore” midis Alaskës dhe Siberisë (asokohe Bashkimit Sovjetik).

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

Next Post
Shkelja e armëpushimit, Izraeli do të ndalojë furnizimin me ndihma për Gazën

Shkelja e armëpushimit, Izraeli do të ndalojë furnizimin me ndihma për Gazën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

February 28, 2026
Protesta e opozitës/ Policia njoftim zyrtar: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

Protesta e opozitës/ Policia njoftim zyrtar: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

February 28, 2026
Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

Irani nuk mjaftohet vetëm me sulme ndaj Izraelit, shënjestron bazat amerikane në Bahrein, Abu Dhabi dhe Katar

February 28, 2026
Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

Trajleri bosh ngjalli dyshime në Doganën e Kakavijës, sekuestrohen 350 kg lëndë narkotike të fshehura në shasi

February 28, 2026
Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

February 28, 2026
Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

Armë dhe laboratorë nëntokë, përgjigje me raketa dhe kamikazë/ Mburoja e regjimit të Iranit është gati

February 28, 2026
Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën/ Zef Mazi: Proceset e ndërlikuara që kanë shoqëruar çështjen e Kosovës ndër vite

February 28, 2026
Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

February 28, 2026
“Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”, Netanyahu bën thirrje për ndryshim regjimi

“Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”, Netanyahu bën thirrje për ndryshim regjimi

February 28, 2026
Irani nis kundërpërgjigjen ndaj sulmit të SHBA-së dhe Izraelit, regjimi iranian lëshon raketa drejt shtetit hebre

Irani nis kundërpërgjigjen ndaj sulmit të SHBA-së dhe Izraelit, regjimi iranian lëshon raketa drejt shtetit hebre

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In