Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat që po jep në kuadër të Samitit të BE-së dha një lajm të mirë për universitetet shqiptare do të përfshihen në aleancën e arsimit të lartë në Evropë.
“Dua tu them studentëve se nga ky samit ne vijmë me një lajm të shkëlqyer që jo vetëm universitetet tona do të jenë në gjendje të angazhohen me Erasmus por do të përfshihen në aleancën e arsimit të lartë në Evropë. Nga një moment i caktuar pasi të jenë përfunduar të gjitha procedurat studentët tanë, fëmijët tanë mund të studiojnë prej këtej në çdo universitet evropian në mënyrë dixhitale. Universitetet tona mund të lidhin aleanca dhe të rriten së bashku me universitetet evropiane. Kjo është diçka që ishte e mundur vetëm po të ishte anëtar.”, tha kreu i qeverisë.
/e.d











