Aeroporti Ndërkombëtar Nënë Tereza ka bërë një njoftim për të gjithë qytetarët, të cilët kanë planifikuar të udhëtojnë ditën e nesërme.
TIA njofton se për shkak të samitit BE-Ballkani Perëndimor, ata duhet të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre në mënyrë që mos të rrezikojnë.
Njoftimi:
TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra per samitin BE-Ballkani Perëndimor.
Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre.
/a.r