Athina po bën fushatë për Fredi Belerin, kandidatin e PPDNJ-së për bashkinë e Himarës. Ky i fundit së bashku me ish kreyetarin e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano si dhe kreun e Omonias, Leonidha Papa kanë zhvilluar një takim në Athinë me ish kryeministrin e Greqisë, Andonis Samaras.
Sipas njoftimit të publikuar nga zyra e Samaras, Greqia do mbështesë Fredi Belerin për kandidat të Himarës.
Gjithashtu në këtë takim ka qënë edhe kreu i PPDNJ-së, Vangjel Dule. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka zgjedhur si kandidat për Bashkinë e Himarës, një person të arrestuar dhe të dënuar më parë. Fredi Beleri është arrestuar nga policia greke në lidhje me organizimin e një sulmi ushtarak në repartin e fshatit Peshkëpi në Gjirokastër. Ky sulm terrorist i mbetur në tentativë, ishte i dyti pas sulmit të organizuar në po atë vit nga organizata terroriste greke “MAVI”, e cila vrau kapitenin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini.
Po kështu, Alfred Beleri është dënuar nga gjykatat shqiptare për ngjarjet e Himarës në vitin 2003, ku u dhunuan ndër të tjera edhe simbolet tona kombëtare. Beleri së bashku me katër persona të tjerë u dënuan për veprën penale “thyerje e simboleve kombëtare”.









