Samanta Karavella ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës. Aty këngëtarja rrëfeu në lidhje me thashethemet e përhapura për një lidhje me Skivin dhe miqësinë e ndërprerë me Ronela Hajatin.
E pyetur për romancë të mundshme me Visarin siç edhe u spekualua, Samanta u shpreh se marrëdhënia me të nuk i kalon kufijtë e miqësisë.
Këngëtarja 25 vjeçare u prononcua edhe për “sherrin” me Ronela Hajatin, lajm të cilin e e ka mohuar muaj më parë duke e kategorizuar si spekulim.
Ajo tha se nuk dëshiron t’i kthehet të shkuarës, sepse ‘tani është momenti të mendojë për gjërat pozitive’.









