• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Salvini kritika Merkel: Nënvlerësoi rrezikun e konflikteve për shkak të migrimit

by Java News
04/09/2018 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini thotë në intervistë me Deutsche Wellen se qeveria gjermane e nënvleftësoi rrezikun e konflikteve sociale për shkak të migrimit.

Deutsche Welle: Kanë kaluar gati 100 ditë që kur jeni në post me qeverinë tuaj të re. A mendoni se keni nisur të punoni për problemet më urgjente të Italisë, varfëria dhe papunësia?

Matteo Salvini: Unë jam shumë i lumtur me 100 ditët e para. Fushat e mia të kompetencës janë siguria, imigrimi dhe rendi publik. Kemi arritur rezultate të jashtëzakonshme. Kur bëhet fjalë për punësim, taksa dhe pensione, në vjeshtë ne do të paraqesim si qeveri të re planin tonë, me një drejtim të ri, me ndryshim, me rritje. Prandaj unë nuk shqetësohem për shifrat për këtë fazë. Ne po punojmë që tani për rritje, e cila në fund pritet të shtohet edhe më shumë.

Tregjet ndërkombëtare duket se janë skeptike këtu. Që kur keni ardhur në pushtet, i famshmi “spread”, pra kuota e sigurimit të rrezikut për huatë shtetërore italiane është dyfishuar. Si e shpjegoni këtë?

Ka njerëz që spekulojnë. Ka edhe njerëz që janë kundër nesh. Qeveria jonë është e lirë dhe e pavarur nga koncernet multinacionale, nga investorët e mëdhenj dhe pushteti i bankave – si në plan ndërkombëtar, edhe në atë evropian. Ne nuk kemi frikë. Ekonomia italiane është e shëndetshme. Sipërmarrjet italiane janë të shëndetshme. Reformat ekonomike do t’u japin përgjigje të gjitha pyetjeve, të cilat mund të kenë përhapur të ashtuquajturat tregje dhe perënditë e “spread”.

Duket sikur kryeministri Giuseppe Conte nuk është thuajse fare i pranishëm. Ju jeni shumë më i dukshëm se ai. A e ndieni veten si kryeministrin e mirëfilltë?

Jo, ne kemi dy personalitete të ndryshme. Ai është njeri i pajtimit dhe i dëgjimit. Ai vizitoi Donald Trumpin. Ai do të udhëtojë në Kinë. Ai merr pjesë në takimet evropiane të nivelit të lartë. Unë dhe Luigi di Maio (nga lëvizja “5 yje”) jemi zëvendëskryeministra. Ne jemi kryetarë partish. Prandaj është e qartë që ne për shkak të karaktereve dhe roleve tona jemi më të pranishëm si tendencë, por ne jemi ekip i mirë.

Le të flasim për BE dhe për migrimin. Në disa pika duket se keni problem me BE. Synoni në të ardhmen kompromis apo konfrontim?

Megjithëse normalisht mua më përshkruajnë si huligan, unë përpiqem gjithmonë të argumentoj, të diskutoj dhe të pyes. Për reformën e rregullave të Dublinit ne bëjmë propozime, presim, propozojmë. Është e qartë që unë dua t’i ndaloj të gjitha ardhjet. Vitin e fundit, në periudhën deri në gusht në Evropë erdhën 100.000 vetë dhe BE ndërmori pak ose asgjë. Këtë vit, deri tani kemi 20.000 ardhje dhe BE vazhdon të bëjë pak. Pra, unë jam gjithmonë për dialog me BE, por që prej incidentit të fundit ne zhvillojmë bisedime edhe me shtete jo anëtare të BE si Shqipëria, Serbia ose Mali i Zi.

Para pak kohësh ratë dakord për një aleancë të re me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Por ju në fakt kërkoni një shpërndarje të migrantëve në të gjithë BE. Kjo është pikërisht ajo që nuk do Orbani. A nuk jeni më afër me zonjën Merkel, se me Orbanin?

Unë përpiqem që të bëj më të mirën, me të gjitha palët. Viktor Orbani flet për mbrojtjen e kufijve evropianë, për mbrojtje në vendet e origjinës dhe për investime në Afrikë. Këtu unë jam dakord me të. Angela Merkeli premton një shpërndarje (të refugjatëve) në Evropë. Me këtë qëndrim unë madje mund të jem dakord në të ardhmen e afërt. Ajo që ka rëndësi është që njerëzit të ndihmohen, në mënyrë që të mos jenë të detyruar të marrin arratinë nga vendi i tyre. Ne duhet të investojmë shpejt 500 milionë euro në Afrikë. Parë nga ky kënd unë mendoj se të dyja, Gjermania dhe Hungaria, kanë të drejtë në fusha të caktuara.

Ju e patë se çfarë ndodhi në Chemnitz me të djathtët dhe me AfD. Cili është pozicioni juaj për ngjarjet atje?

Është e sigurtë që Angela Merkel e nënvleftësoi vitet e fundit rrezikun e konflikteve sociale, kur pohoi se në Gjermani ka vend për qindra mijëra nga këta njerëz. Më kujtohet se çfarë ndodhi atë natë të Vitit të Ri në Këln dhe në vende të tjera. Megjithatë ajo që vlen është se dhuna nuk mund të jetë asnjëherë zgjidhje. Dhuna prodhon dhunë të re, por qeveria gjermane e ka nënvleftësuar problemin vite me radhë. Forcimi i “Alternativës për Gjermaninë” është reagim i fortë për këtë. Kjo është përgjigjja që përpiqen të japin shumë gjermanë të pakënaqur.

Ju jeni thuajse prej 100 ditësh në post. A do të rezistojë edhe një vit tjetër qeveria juaj?

Po, unë besoj se kjo qeveri do të rezistojë gjatë, po t’u kushtojë vëmendje detyrimeve, të cilat na i kanë dhënë si detyrë italianët.

A është më e vështirë se sa kujtuat?

(qesh) Jam i kënaqur që më në fund mund të bashkëvendos, atë që ndodh.

A është më e vështirë për të qeverisur se menduat, po apo jo?

Tani, e thjeshtë nuk është. Italia është një vend i madh. Duhet të përballojmë sfida të mëdha, por thjesht isha ngopur së ndenjuri në opozitë.

Matteo Salvini (45 vjeç) është ministër i Brendshëm dhe zëvendëskryeministër i Italisë, që në 1 qershor 2018, në një koalicion populist me lëvizjen “Pesë yje”. Ish-eurodeputeti është kryetar i partisë radikale të djathtë “Lega”, e cila është kundër imigrimit. Intervistën me Salvinin Max Hofmann e zhvilloi gjatë një aktiviteti të partisë në Bergamo./DW/

a.ç

Next Post
Vidhet natën Katedralja e Korçës, hajdutët marrin paratë e arkës

Detajet/ Grabitësit hynë si besimtarë në katedrale, u fshehën dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!

February 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Shkurt 2026

February 27, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

February 27, 2026
Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

Vrau të dashurën Marigona Osmani, burg përjetë për autorin

February 27, 2026
Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Banorët protestojnë për rrugën në Poliçan, dhjetëra familje kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

February 27, 2026
“Bëri institucion vjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Berisha ka vrarë njerëz në mes të sheshit!

Një telefonatë njerëzore dhe e pazakontë e Reshat Arbanës…

February 27, 2026
Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

February 27, 2026
Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

February 27, 2026
Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

February 27, 2026
Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In