• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saliu me Izetin, si Iliri me Monën!

by Frrok Çupi
27/05/2024 16:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Njeriu i parë, si njeriu i parë në Hënë, pranë Sali Berishës në rrugën e mëkatit të madh, shënohet Izet Haxhia. Dje Izeti u dënua përfundimisht për 21 vjet burg; ndërsa Saliu, pardje, u dënua për të qëndruar prapë në dritaren ‘pranë Hënës’.

Njeriu i parë:

Para se Saliu të drejtohej për në Qytetin Studenti ku do t’u merrte ‘revolucionin’ nga duart studentëve naivë, para se të nisej për atje, në krah kishte Izet Haxhinë. E pastaj gjithë kohës së frikës, shkatërrimit dhe vjedhjes së popullit nga Sali Berisha, Izeti ishte aty.

Si vallë na doli Izeti armik i Berishës?

Saliu e paketoi Izetin, e nisi dhe e strehoi diku në Turqi, në kohën kur Turqinë e njihte jo si anëtare të NATO-s, por si cep të Botës Islamike. Në kohën kur ‘i internuari’ në Turqi kuptoi se po i vinte koha e gjyqit, atëherë nisi të luftojë kundër ‘baba’ Saliut. Izeti do të bëhej i besuari kundër ‘babait’ dhe do të ngjallte kureshtjen te ‘imadh e i vogël’ në vend!. Ky ishte plani, i përbashkët mes Saliut dhe Izetit. Kishte njerëz që e morën si të vërtetë, sikur ‘tenja hyri në barkun e fillesës së PD’. Kushdo e ka të drejtën të jetë naiv në këtë botë; por Sali e Izet e kanë të përbashkët si miqësinë edhe krimin.

Saliu te Izeti ka zgjedhur veten. E pa një ditë studentin nga Tropoja në një korridor të Fakultetit të Mjekësisë, dhe iu bë sikur u ndodh para pasqyrës. Pa veten në moshën e Izetit. Vetëm 24 vjeç, i gjatë, i zbehtë dhe i verdhë si kalli misri,  i pa kultivuar, me ecje si kalë. Që aty vendosi të mos e ndante më ‘kopjen e vet’ Izetin. Shikojeni foton e Saliut në teserën e PPSH në 8 nëntor 1968, si një zhapik,  dhe do të betoheni se është Izeti.

Edhe indicien për ta shtyrë në vrasjen e Azem Hajdarit, Saliu e mori nga ‘besnikëria e Izetit’. Vetëm një herë e qëlloi me grusht Azemin në rrugë, dhe që aty u forcua më shumë besimi i Saliut te Izeti. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në Bruksel, kur Izeti rrahu ministrin e Jashtëm Serreqi, por ai u tërhoq dhe Saliu nuk dha urdhër që ta vriste ministrin. Ishte kohë vrasjesh, kohë e krijuar më së shumti prej këtyre të dy ‘kallinjve të verdhë’; në këtë klimë lulëzuan, u dashuruan, u luftuan, u mbarsën me të njëjtat ndjenja dhe më në fund ‘u ndanë’.

Po kush tha se u ndanë Saliu me Izetin?

Historia e ‘fotokopjes’ mes njerëzve të të njëjtit besim, u krijua në atë epokë urrejtjeje. Që atë ditë nuk e kuptoje dot më cili është origjinali e cili kopja; cili Saliu e cila e bija; cili Saliu e cili Iliri; cili Iliri e cila Mona; cili Saliu në qymez e cili Bardhi armë nën brez…

Kjo është e tëra, kështu ka lindur ‘procesionarja’ helmuese e miliona krimbave që helmon pishat e malit; duke imituar çdo insekt tjetrin.

Hija e parafundit është ajo e Ilirit me Monën; që vetë e quan grua, dashuri, neveri, krahu i djathtë, gishti i…, bashkudhëtarë, mamanë e fëmijëve londinezë. Në kohën e fillesës, kur nuk kishte hyrë botoksi, Mona dhe Iliri në foto duken si dy vëllezër binjakë. A u ndanë sot binjakët?

Përsëri naivët po mendojnë se lufta mes tyre është ndarje. Ata vetë e kishin këtë qëllim; qëllimin që ‘binjakët’ të dukeshin si të ndryshëm: Njëri i pastër si pasqyra, ndërsa tjetri i zi blozë (!). Pastaj i lëshojnë dritë blozës dhe bloza u duket si pasqyrë. Sa korrupsion të tmerrshëm që bënë e sa akuza për vrasje dhe trafiqe, tani po i ndajnë me njëri tjetrin.

Kopja vjen nga dyshja Sali- Izet. Pak më herët ka qenë kopja e dysheve ‘partizan- ballist’ në të njëjtën vëllazëri; dyshja mes vëllezërve njëri ‘Murat e tjetri Nikollë’, mes dyshes në një trup njëri mjek shërbëtor i Enverit e tjetri udhëheqës i anti- Enverizmit; i dyshes dy- seksesh njëri Luli e tjetra Argita por të dy kryetar të PD; në dyshen njëri Ilir e tjetri Bes artisti.

Të gjithë endin kopjen natë e ditë. Ditën që kapen në krim, atëherë ‘luftojnë’ kundër kopjes së tyre. E gjitha bëhet për të ndarë pasurinë e vjedhur në dy kopjet e të njëjtit person.

Kopje, kopje, kopje!, deri në qelizë.

Next Post
Trishtuese/ Sapo ishte fejuar, çfarë publikoi këngëtari shqiptar para se të vritej në Shkup

Trishtuese/ Sapo ishte fejuar, çfarë publikoi këngëtari shqiptar para se të vritej në Shkup

Comments 2

  1. Ani says:
    2 years ago

    Pse ja botoni shkrimet këtij tipi përçarës. Ky sulmon,dhe harron që është nga të vjetërit. Gjuhë denigruese

    Reply
  2. Gon Gjek Arusha says:
    2 years ago

    Ani,
    Anushka,
    Tarallake,
    Si mushka,
    Nga poshtë ballkonit
    Të Sali Shiqeres,
    Pjerdh nga goja,
    Çi thonë ata lart, t’penxheres…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In