• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Saliu është një gogol dixhital”, Rama: Turp që luan me qetësinë e njerëzve për vaksinat

by A R
06/04/2021 18:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpifje dhe dezinformim i konsideron kryeministri Edi Rama deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me vaksinën kineze. Kreu i qeverisë tha gjatë një takimi elektoral në Kolonjë, se Sali Berisha dhe Ilir Meta janë kumbarët e vërtetë të PD-së, ndërkohë që Basha është vetëm fasadë.

Ai hodhi akuza ndaj Berishës duke thënë se është “turp të luash me jetën dhe qetësinë shpirtërore të njerëzve”. Rama bëri thirrje për të mos shpifur dhe mos përhapur lajme të rreme. Ai u shpreh se vaksinat kundër koronavirusit po kthejnë jetën.

“Luli është vetëm fasada e nxjerrë përpara, dhëndri i buzëqeshur që është nxjerrë përpara, Gjinua, për të krijuar idenë që po bëhet dasmë. Kumbarët e vërtetë janë Saliu dhe Iliri. Saliu që kall panik në shpirtin e njerëzve duke u thënë mos u vaksinoni sepse vaksinat vdesin njerëz. Del edhe Gjino dhe e përsërit prapë se e ka thënë ai me siguri, ore ti pse nuk e flet këtë punë. Doli ai të flasë që kanë vdekur njerëz nga vaksinat. Turp! Turp, s’ka më turp, të luash me jetën dhe qetësinë shpirtërore të njerëzve që janë të ankthosur prej një viti e kusur për të dalë nga kjo situatë dhe kur ajo drita në fund të tunelit vjen duke u zmadhuar, këta prapë kthehen aty. Si ka mundësi? Ndodh një përmbytje këta janë me përmbytjen. Ndodh një tërmet këta janë me tërmetin. Vjen virusi, këta janë me virusin. Si nuk u bënë njëherë këta me Shqipërinë dhe shqiptarët. si nuk u bënë njëherë këta përbashkues, jo për të mbështetur qeverinë, por për të mbështetur, qartësuar dhe ndihmuar njerëzit. Së paku duke mos shpifur, duke mos përhapur lajme të rreme, duke mos i mbytur njerëzit me dezinformim. Ky është kulmi, vaksinat të marrin jetën. Përkundrazi, vaksinat po kthejnë jetën dhe Shqipëria do të buzëqeshë shumë shpejt përsëri siç po qeshin gjyshërit me mijëra në çdo cep të Shqipërisë sepse më në fund mund të dalin nga shtëpia, mund të takojnë nipërat dhe mbesat. Ndërkohë që ata po marrin frymë lirisht, del Saliu, gogoli dixhital, edhe vazhdon me historinë e tij. Si mundet? Çfarë mund të sjellin këta për Shqipërinë”, tha Rama.

/a.r

Next Post
“Shqipëria dhe Kina synojnë intensifikimin e bashkëpunimit”

"Shqipëria dhe Kina synojnë intensifikimin e bashkëpunimit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, vdesin 5 nxënëse

Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, vdesin 5 nxënëse

February 28, 2026
Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Telefonata, SMS dhe internet në BE pa tarifa shtesë/ KE propozon shfuqizimin e roaming për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

February 28, 2026
Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

Çfarë fshihet pas “ulërimës së luanit”? Përballja e Netanyahut me regjimin e dobësuar iranian

February 28, 2026
U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

U hodh në lumin Osum 10 ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit

February 28, 2026
Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

Tregtonte veshje të kontrabanduara dhe me logo false, arrestohet 38-vjeçarja në Tiranë

February 28, 2026
Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë të paprecedentë në Lindjen e Mesme

Shpërthime nga brigjet e Dubait deri në Katar, Irani nis ofensivë të paprecedentë në Lindjen e Mesme

February 28, 2026
Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

Irani bombardon bazën amerikane në Bahrein, vritet një person në Emirate

February 28, 2026
U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

U ekstradua nga Dubai, “i forti i Niklës” Durim Bami lihet në burg

February 28, 2026
Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

Ministria e Jashtme e Iranit: E ligjshme të përgjigjemi ndaj sulmeve të SHBA dhe Izraelit

February 28, 2026
“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

“Mund të ketë dhunë”/ Policia njoftim zyrtar për protestën e opozitës: Nuk marrim përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In