• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Saliu dhe Iliri…”/ Veliaj nga Njësia 7: Na duhej një President normal, jo si Meta që rrihet me punëtorët e zyrave të bashkisë

by Java News
11/06/2022 16:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erion Veliaj e cilëson zgjedhjen e Bajram Begajt në Krye të Shtetit si kthim në normalitet të institucionit të Presidentit. Gjatë një takimi informues me asamblenë socialiste të Njësisë 7 në kryeqytet, për zgjedhjet e brendshme në PS, Veliaj tha se tashmë vendi do të ketë edhe një President normal, që nuk rrihet me punonjësit e Policisë Bashkiake.

“Hapja e partisë dhe kjo fushatë informuese është edhe një mënyrë e mirë për të komunikuar. Ne kemi nevojë të shpjegojmë shumë gjëra, qoftë edhe ngjarjet e ditëve të fundit, si zgjedhja e Presidentit të ri të Republikës. Synimi i PS ishte të shkonim nga një çmendinë, ku ishte kthyer Presidenca, në një normalitet, me një njeri që nuk shkon të rrihet me policët e Bashkisë, që nuk shkon rrihet me punëtorët e gipsit në zyrat e bashkisë dhe nga rakia ngatërron zyrën e katit të tretë të FRD-së, me zyrën e katit të parë, ku janë Emergjencat Civile të Tiranës”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë theksoi se vendit i duhej një president normal, që nuk sulmon çdo investues. “Kemi kryeministër të aftë dhe një qeveri normale, kemi një bashki normale, vendit i duhej edhe një Presidencë normale. Kur dikush vjen për të investuar në Shqipëri dhe thotë: Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë qenkan normalë, ndërkohë Presidenti qenka i shkalluar, nuk jam i sigurt nëse mund të bëj biznes në një vend ku ky nuk të firmos ligjet apo shpall oligark çdo investitor që do të bëjë hotel me 5 yje”, theksoi Veliaj, njëherësh dhe drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës.

Mandej, Veliaj tha se është e nevojshme që të kujtohen të gjitha punët e mira që janë bërë në qytet, duke sjellë shembullin se si Tirana sot është dita me natën krahasuar me drejtimin e Lulzim Bashës. “Më tha dikush: Lali, shumë mirë këto kazanët nëntokë, po tek lagjja ime s’kanë ardhur ende. Shqyqyr që ka ardhur dita të flasim për kazanët nëntokë, se deri para pak vitesh diskutonim për plehrat mullar. Më kujtohet fushata ime e parë, kur Luli i pastronte plehrat vetëm kur kaloja unë si kandidat, saqë njerëzit më thoshin, aman kalo edhe nga lagjia jonë se i pastrojnë se do vish ti. Sot jemi komplet tjetër sepse diskutojmë a i kemi kazanët rezistentë ndaj zjarrit, i kemi mbi tokë a nën tokë. Sot pastrimi nuk dikutohet njëherë në 3 ditë, por 3 herë në ditë ose më shumë. Jemi dita me natën! Prandaj them se garën këtu e kemi me veten”, tha ai.

Veliaj ironizon zhvillimet në PD

“Shqipëria nuk ka kohë për të humbur me Saliun dhe Ilirin”. Nga Njësia 7 në kryeqytet, ku zhvilloi një bashkëbisedim me anëtarët e asamblesë së PS, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se PS është forca e vetme fituese për të çuar përpara punët e qytetit dhe të vendit.

Veliaj shprehu bindjen se pavarësisht aleancave të ardhshme në kampin opozitar, PS do t’ia dalë të fitojë edhe në zgjedhjet e ardhshme. “I kam dëgjuar të gjitha historitë, jo Saliu, jo Iliri, jo Saliu dhe Iliri bashkë, jo të gjithë non-gratat bashkë, jo të gjithë non-gratat veç e veç. Ne e kemi një përgjigje: E sigurt që Partia Socialiste do të fitojë me disiplinë, me organizim, me fokus tek finishi, pa u marrë me llafe dhe llogje, sepse ka një skuadër që jep vetëm energji pozitive. E patë procesin e tyre në 8 Janar? Njësoj si ai që i gjuante tigrit me gurë te Kopshti Zoologjik, edhe ata ashtu gjuajnë, me gurë. Njëri me sharrë, tjetri me varre, njëri me çekiç, tjetri me kokdash, njëri me qysqi… ata edhe zgjedhjet i kanë si Kopshti Zoologjik”, tha Veliaj.

Njësia 7 është një nga përfitueset më të mëdha të investimeve në kryeqytet. Unaza e re, blloqet e pallateve dhe konviktet tek Inxhinieria e Ndërtimit kanë sjellë një transformim të gjithë zonës. “PS është e vetmja që ka vënë dorë te konviktet e Inxhinierisë, te konviktet në Universitet Bujqësor, te konviktet e reja në Qytetin Studenti. Lana do të zgjatet, nga Pallati me Shigjeta deri në Kashar. Kush do ta imagjinojë si do duket, duhet të shkojë tek Materniteti i Ri dhe ta shohë si është bërë Lana, është mbushur me plepa deri në Shkozë, si është rritur vlera e pronës, si janë pasuruar njerëzit që banojnë aty, si është çliruar trafiku, si është pastruar i gjithë përroi që ishte aty. Pse duhen 30 vjet për të bërë këto punë?

Dhe me sa duket gjërat janë ndarë: ka një grup, një parti, quhet PS, drejtohet nga Edi Rama, dhe gjithë stafet tona, që e kanë mendjen të punojnë. Ka edhe një grup tjetër, se quhet PD, se quhet LSI, janë e njëjta gjë, grupi i njerëzve që të bllokojnë për çdo gjë. Po jeta kaq është. Ne o do t’i bëjmë tani këto punë, ose nuk kemi mundësi tjetër”, tha Veliaj.

Partia Socialiste në përfundim të procesit të riorganizimit të brendshëm synon hapjen, ripërtëritjen dhe rienergjizimin e çdo strukture të saj nëpërmjet bashkëkryesisë, ku gratë dhe vajzat kanë një mundësi më shumë për të fuqizuar rolin dhe zërin e tyre në strukturën organizative të PS./m.j

Next Post
Ishte dekompozuar/ Barinjtë gjejnë një person të vdekur në Kolonjë, dyshimet e policisë

Ishte dekompozuar/ Barinjtë gjejnë një person të vdekur në Kolonjë, dyshimet e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In