Kuvendi ëhstë përfshirë nga debatet lidhur me qëndrimin e Shqipërisë në OKB për Jeruzalemin. Por pasi ka replikuar me opozitën, kryeministri Rama ka ironizuar me Berishën dhe Bashën.
Teksa iu drejtua paraardhësit, Rama tha se “Saliu divorcin me turpin e ka bërë kur braktisi partinë e vërtetë dhe kidnapoi PD-në”.
Ai ironizoi edhe me kreun e PD duke i ‘falur’ disa minuta nga koha e tij e diskutimit kur tha se “minutat e mbetura le t’i marri “artisti”.
Teksa në foltore shkoi Berisha, Rama i kërkoi Ruçit t’i shtojë minutat e pakonsumuara nga kryeministri, gjë e cila u hodh poshtë nga kreu i Kuvendit. Ai tha se “minutat i jep rregullorja”./a.m.











