• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Salianji shkon në selinë e PD, zbulohet Prokurorja që do të firmosë arrestin!

by A R
27/09/2024 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Ervin Salianji është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në selinë e Partisë Demokratike. Ai u dënua ditën e djeshme (26 Shtator) me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit të Tiranës. Ky vendim është i ekzekutueshëm që do të thotë se pritet që Salianjit t’i vihen prangat dhe të dërgohet në qeli për të vuajtur dënimin.

Për këtë arsye, mëngjesin e sotëm është vendosur edhe prokurorja që do të ekzekutojë vendimin e gjykatës ndaj tij. Elona Alvora do të jetë prokurorja që do të firmosë urdhrin për arrestimin e Ervin Salianjit.


Më pas, vendimi i dërgohet komisariatit përkatës për ta marrë, e për ta dërguar deputetin në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Nga aty, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vendosë se ku do ta vuajë dënimin Salianji.

Prej 2021-shit, Salianji mban mandatin si deputet, çka i jep edhe imunitet, por ligji parashikon që mandati mbaron ose është i pavlefshëm kur dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Në rastin konkret Salianji është dënuar me burg për kallëzim të rremë. Por pavarësisht kësaj, gazetari Enkel Xhangoli mësoi se për t’i hequr imunitetin Salianjit duhet konfirmim nga Këshilli i Mandateve. Për këtë duhet që të dërgohet në Kuvend vendimi dhe urdhri i ekzekutimit të vendimit ndaj tij.

Ervin Salianji pas vendimit të Apelit

Pse u dënua Salianji

Ervin Salianji u dënua në lidhje me çështjen “Babalja” për kallëzim të rremë. Bëhet fjalë për disa përgjime të publikuara në Maj të vitit 2018 ku pretendohej se ishte i përfshirë Geron Xhafaj, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Më 18 dhjetor të vitit 2019, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe i shpalli fajtorë të 4 të pandehurit Fredi Alizoti, Albert Veliun, Jetmir Olldashin si dhe Ervin Salianjin.

Ajo e dënoi me 1 vit burg Salianjin. Për të njëjtën akuzë, pra kallëzim të rremë u dënua me 2 vite burg edhe Fredi Alizoti, i cilësuar si dëshmitari i rremë në audiopërgjim.

Albert Veliu, i njohur me nofkën “Babalja” u dënua me 3 vjet e 5 muaj burg për veprat penale kalim i paligjshëm i kufirit dhe kallëzim i rremë, ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi, gjykata vendosi që dënimin me 6 muaj burg ta konvertonte me 100 orë pune.

Në atë kohë, deputeti Salianji paralajmëroi se do t’i drejtohej Gjykatës së Apelit dhe asaj të Strasburgut pasi sipas tij vendimi ndaj tij ishte mafioz dhe i urdhëruar politikisht.

Këtu vijmë në seancën e datës 26 Shtator të këtij viti, ku Gjykata e Apelit mori vendimin dhe la në fuqi dënimin e Shkallës së Parë.

Ervin Salianji në seancën gjyqësore. Shoqërohet nga deputetët demokratë. Pas tij, Gazment Bardhi, Xhelal Mziu dhe Luan Baçi
Ervin Salianji në seancën gjyqësore. Shoqërohej nga deputetët demokratë. Pas tij, Gazment Bardhi, Xhelal Mziu dhe Luan Baçi

Çfarë ndodhi në seancë?

Në sallën e gjyqit Ervin Salianji u shoqërua nga kolegët e tij deputetë të Partisë Demokratike. Nisja e seancës u shoqërua me debate. Shkak u bë një vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda të asaj kohe që pushoi hetimet për trafik droge për Geron Xhafajn, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Mbrojtja e Salianjit argumentoi se vendimi nuk mund të administrohej si provë në fazën ku ndodhej procesi pasi vendimi ishte sjellë me postë nga avokati i Xhafajt. Madje kjo solli edhe reagimin e vetë Salianjit.

“Të vijë një vendim në këtë fazë, është e paligjshme”, u shpreh ai sipas asaj që raportoi gazetarja e Klan News, Glidona Daci, e cila ndodhej në sallën e gjyqit.

Kjo solli edhe reagimin e vetë trupës gjykuese që i bëri thirrje Salianjit të bëjë kujdes me etikën.

“E vërteta është më e kujdesshme se etika”, iu përgjigj sërish deputeti.

Ndërkohë avokati i Geron Xhafajt theksoi se vendimi ishte sjellë në përputhje me ligjin.

Pas kësaj Gjykata e Apelit vendosi të çelë shqyrtimin gjyqësor dhe të administrojë si provë vendimin, që një javë më parë u bë temë debati në seancë. Më pas vendosi që të tërhiqet për vendimin përfundimtar e që më pas la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Reagimi i parë ka ardhur aty nga kolegët e Salianjit. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi një nga gjyqtarët se për të ushtruar detyrën e tij në Gjykatën e Lartë bëri dhënien e këtij vendimi.

Salianji për vendimin: Dënim politik

Reagimi i parë i Salianjit erdhi nga dera e jashtme e Gjykatës së Apelit. Ai deklaroi se vendimi ishte krejtësisht politik. Akuza hodhi ndaj Partisë Socialiste, veçanërisht ish-ministrit Fatmir Xhafaj.

“Vendimmmarje politike, dënim politik. Dënim i parë për agjitacion e propagandë në 32 vite”, u shpreh Salianji.

Sa i përket fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme e për të cilën u zgjodh drejtues politik i PD-së në Elbasan, ai tha se do ta bëjë fushatën nga burgu.

“Betejën do ta vijoj, me të gjitha format. Do të ndjekim të gjithë procedurat e tjera gjyqësore”, shtoi ai.

Kryesia e Partisë Demokratike
Kryesia e Partisë Demokratike

Reagimet për vendimin

Një vendim i tillë ka sjellë padiskutim reagime të shumta nga opozita dhe mazhoranca. Partia Demokratike e konsideron vendimin politik. Kryedemokrati Sali Berisha tha se Salianji u dënua nga Edi Rama, Geron dhe Fatmir Xhafaj.

Edhe Gazment Bardhi e dënoi vendimin e Apelit duke theksuar se është hera e parë në 34 vite që dikush shkon në burg për kallëzim të rremë.

Ndërsa sa i përket mazhorancës socialiste ka reaguar vetë Rama. Vendimin e ka konsideruar “si një ditë të mirë për të vërtetën”.

Pas reagimeve të para, në orët e mbrëmjes Partia Demokratike mblodhi kryesinë e saj. Aty u caktua që më 6 Tetor të mbahet një protestë pas vendimit ndaj Salianjit. Vendi, forma dhe mënyra si do të organizohet nuk janë përcaktuar ende.

Ndërkohë burime nga mbledhja e kryesisë për gazetarin Enkel Xhangoli bënë me dije se është propozuar që të kalohet në radikalizim të tyre duke bllokuar rrugë, porte dhe aeroporte.

Në takimin ku ishte i pranishëm edhe vetë Salianji, kryetari i selisë blu, Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, e cilësoi vendimin “një luftë të hapur dhe hakmarrje primitive që Rama i ka shpallur PD-së”.

/a.r

Next Post
“Gjobë dhe humbje e vitit për nxënësit që sillen keq”, Meloni rikthen ligjin e kohës së Duçes

“Gjobë dhe humbje e vitit për nxënësit që sillen keq”, Meloni rikthen ligjin e kohës së Duçes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In