• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji përsërit paralajmërimin e Grida Dumës për Bashën: Nëse humb zgjedhjet, largohet

by Java News
27/01/2022 18:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ‘Top Talk’ ditën e sotme ishte i ftuar në një lidhje live nga ambientet e jashtme të Parlamentit, Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Mbështetësit dhe anëtarët e kësaj partie prej kohësh tashmë janë të ndarë në dy grupe, teksa njëri grup udhëhiqet nga kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha dhe grupi tjetër është i ashtuquajturi Grupi i Themelimit i drejtuar nga ish kryeministri Sali Bersisha.

Një ‘luftë’ e ashpër ka lindur mes këtyre dy të fundit pas përjashtimit që Basha i bëri Berishës nga grupi parlamentar.

Ndërkaq, deputeti dhe mbështetësi i Bashës në këtë ‘betejë politike’, Ervin Salianji, i ka bërë një paralajmërim jo të drejtpërdrejtë kryedemokratit, duke thënë se nëse Basha humb zgjedhjet do të largohet!

Nje paralajmerim i njejte me ate te nenkryetares tjeter te PD Grida Duma, e cila ka thene se ne rast humbje tani pas largimit te Berishes, nuk do te kete asnje justifikim per Bashen qe duhet te largohet.

Denis Dyrnjaja: Nëse humbet shumica prej 6 bashkive konsiderohet kjo një humbje për PD dhe duhet riparë pastaj statusi i Kryetarit Lulzim Basha?

Ervin Salianji: Nuk do të humb PD, nuk janë një garë për kryetarin e PD. U tha kështu edhe para 25 prillit dhe zgjedhjet u vodhën dhe reagimi i parë publik për masakrën zgjedhore ka qenë i Berishës. Pa diskutim që i qëndrojmë të gjithë elementeve! Nuk kërkohet kurrë faji te ai që vodhi. Kur vjen të vjedh dikush kemi krijuar instrumentat, kodi penal, gjykatat, policitë, të cilat izolojnë ato që vjedhin, nuk i kërkohet llogari të vjedhurit! Kur ka shoqëri që ka autokraci pa diskutim që opozita qëndron për garantimin e zgjedhjeve dhe kryetari i një partie politike, në opozitë ose jo, në qeverisje, nëse humb zgjedhjet të lira dhe të ndershme është parim demokratik në gjithë botën edhe këtu ku duam ti ngjajmë botës perëndimore, jep dorëheqjen!

Në Kuvendin e 18 dhjetorit e kam thënë qartë që PD nuk ka ditur të lexojë refuzimin që i ka bërë elektorati, përtej këtyre elementëve dhe PD duhet të përmirësohet për ti shkuar shoqërisë me një ofertë politike që pranohet. Duhet bërë një parti që vendos interes primar interesin e Shqipërisë dhe shoqërisë. Është një proces që ka filluar dhe po ndërtohet dhe do të ndërtohet e do të kemi një ofertë më të mirë në zgjedhjet e ardhshme.

Më 6 Mars pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit, Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje, për të cilat Salianji thotë se beteja do të bëhet e plotë për t’i fituar këto bashki!/m.j

Next Post
FOTO/ Horrori: I riu rrëmben ish-të dashurën dhe e hedh nga makina, përfundon e paralizuar

FOTO/ Horrori: I riu rrëmben ish-të dashurën dhe e hedh nga makina, përfundon e paralizuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

Rruga drejt “Botërorit 2026”/ Gjimshiti: Do provojmë ta ndalim Lewandowskin, ekipi është gati

March 25, 2026
Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

Forumi ZGC 2026 thekson integrimin e thellë mes inovacionit teknologjik dhe industrial

March 25, 2026
“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës time”, trajneri i Polonisë flet për Shqipërinë: Na kanë krijuar probleme, uroj që nesër të mos na bëjnë surprizën

March 25, 2026
Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

Shqiptari i vjedh 11 mijë euro shokut të dhomës në Kretë/ Si “inskenoi” grabitjen për të shpëtuar, ja çfarë e “tradhtoi”

March 25, 2026
KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

KPA rrëzon kërkesat për rishikim, refuzohen 13 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vetingu

March 25, 2026
Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

Pezullimi i Parlamentit, Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes

March 25, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Konflikti në Lindjen e Mesme, 5 kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In