• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji i PD-së tani na shfaqet edhe si humorist, lexoni se ç’propozon si deputet

by Java News
21/03/2018 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji duket se po ben perpjekje te medha per te hedhur pas kraheve skandalin ne Kuvend me G.D. Dhe per kete duket se ka zgjedhur rrugen e humorit. Përmes një statusi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ai ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erjon Veliaj për projektin e Teatrit Kombëtar.

Teksa ka prezantuar një ‘projektligj’ te tijin “krejt origjinal dhe me humore sjhume te holle”, demokrati propozon që nga taksat e qytetarëve t’u kalohen në llogari 100 milion euro Ramës dhe Veliajt. Në ketë linjë Salianji shton se vetëm kështu mund të mbrohet nga një dëm i parikthyeshëm Tirana dhe Shqipëria, ndërsa shtoi se ISIS ka shokë në kryeqytet.

REAGIMI I SALIANJIT
Si mendoni? A duhet të paraqesim në Kuvend një projektligj ku për të parandaluar shkatërrimin të legjitimojmë vjedhjen! Babëzia e qeverisë e ka ndarë mendjen, do vjedhë patjetër, të kufizojmë dëmet!!!

Propozim:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI

Projektligj i DEPUTETIT

Titulli i projektligjit:​Kalimi në favor të llogarive bankare të shtetasve Edi Rama, Erion Veliaj @co ndërtuese të 100 milion eurove para Cash

KËRKUES:​​​​Z. Ervin Salianji
​​​​​​Deputet i Kuvendit të Shqipërisë

OBJEKTI: ​ Fryma e këtij projektligji është të parandalojmë shkatërrimin duke legjitimuar vjedhjen sepse babaëzia e ka ndarë mendjen që do vjedhë gjithsesi.

BAZA LIGJORE:​​​Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

ARGUMENTIMI I PROPOZIMIT:
Nëse ndërtohen kullat me teatër qëndra e Tiranës shkatërrohet, aktorët shpallen “Qënie të padëshiruara”, veprat do të luhen në skenat e shumta të qëndrës tregtare që do ndërtohet në vënd të teatrit, aktorët dhe shitësit e sufllaqeve do të bashkëjetojnë në mënyrë të mrekullueshme….etj dhe gjithsesi qeveria do i vjedhë 100 milion euro.

Qeveria dhe Bashkia Tiranë pas konsultave me grupet e interesit, që interes kanë vetëm ndërtimin e kullave dhe nxjerrjen e përfitimieve në dëm të pasurisë publike kanë paraqitur pa asnjë procedurë dhe pa konkurrim, pa konsultë me qytetarët që të shëmbin Teatrin Kombëtar për të ndërtuar 7 kulla, mijëra metra ndërtim që prodhojnë miliona euro për Ramën dhe klientet e tij. Qeveria e ka ndarë mendjen që në atë pjesë toke në mes të Tiranës që është pronë publike mund të përfitojë deri në 100 milion Euro për vete dhe klientët, cdo variant logjik dhe cdo propozim tjetër nuk i hyn në sy qeverisë sepse interesi primar nuk janë interesat e publikut por interesi për tu pasuruar ku të munden.

Duke qënë se Teatri Kombëtar është pjesë e rëndësishme e memories histroike dhe një prej veprave më të rëndësishmë që përbëjnë trashegiminë kulturore të qytetit të Tiranës, me qëllim mbrojtjen e identitetit arkitekturor të Tiranës por dhe krijimin e kushteve për ambjente dhe salla të reja të Teatrit propozoj të kalojmë nga taksat e qytetarëve 100 milion Euro në xhpat e Ramës dhe Veliajt.

Duke marrë parasysh faktin që ndërtimi i Kullave me teatër bëhët vetëm për përfitime personale ky propozim tenton të balancojë interesin publik, me këtë propozim do të humbnim vetëm paratë ndërsa me ndërtimin e kullave me teatër qytetarët do të huumbin edhe teatrin, edhe hapësirat publike por do të humbin edhe paratë që do vjedhi makutëria qeverisëse.
Të paktën të mbrojmë nga shkatërrimi dhe nga një dëm i parikthyeshëm Tiranën dhe Shqipërinë. ISIS ka shokë në Tiranë.
​
Projektligji është unik në llojin e vet por ka ardhur si propozim i një grupi të madh qytetarësh që mendojnë që vjedhja ka ndodhur, të shpëtojmë cka mbetur!!

DEPUTETI:
_________________________________
(emër, mbiemër, nënshkrim)

ma.me

Next Post
Vrasja e efektivit të RENEA-s në Lazarat, do dëshmojnë 10 policët që ishin në aksion

Vrasja e specialit të RENEA-s Ibrahim Basha, burg përjetë Arbjon Alikos e Bajram Boçias

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

March 20, 2026
U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

March 20, 2026
Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

March 20, 2026
Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Epsteini” ynë

Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve

March 20, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Deputet, e di kujt i dhe dorën?!

March 20, 2026
Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

March 20, 2026
SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

March 20, 2026
Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

March 20, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Ku, për çfarë dhe kundër kujt do ‘kandidoni’?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In