• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji: Nuk po shkoj në burg si kallëzues i rremë, por si model i ri politikani

by A R
27/09/2024 13:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka mbajtur një konferencë për shtyp këtë të Premte, teksa pritet që të ekzekutohet urdhërarresti ndaj tij. Ai risolli në kujtesë denoncimin për çështjen e njohur si “Babalja” në vitin 2018 duke thënë se në atë kohë për rreth 3 ditë, nuk pati asnjë reagim nga qeveria.

“Vendimin e mori, kënaqësi mori, burgun e dha, hoqi mundësinë për të garuar në zgjedhjet e 2025-ës. Frikën e qetësoi, pse ishte kaq i tërbuar Edi Rama dje, çfarë e shqetëson? Pas publikimit të këtij denoncimi, si Agron Xhafaj, trafikant ndërkombëtar si vëllai i tij dhe kryeministri Rama nuk reaguan për 3 ditë me radhë. U fshehën dhe pavarësisht deklarateve të vazhdueshme nga selia e PD për përgjegjësi publike për rastin, ka pasur 0 reagim. Afërmendsh që në rast se do ishte diçka e rreme, do dilnin e do thonin që personi në atë audio nuk jam unë, nuk ndodhi kjo, por ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk bëri hetim penal, duke e lënë trafikantin të largohej nga Shqipëria, e përgenjështroi zërin me shkrim. Pasi e bënë gjithë projektin se si do montohej kjo çështje, dolën në deklarim publik.”

Sipas Salianjit, ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllai i tij i shpëtuan hetimit penale për trafik droge.

“Si Rama, Xhafaj, të dy me një qëllim për të mbrojtur banditët dhe kriminelët që u shërbejnë. Si PD dhe unë përsonalisht e kisha denoncuar qindra herë çdo grup kriminal, çdo grup famëkeq në këtë vend, çdo bandit, çdo ministër të korruptuar. Të vënë përballë provave të pakundërshtueshme, Geron Xhafaj nga i pafajshëm u dorëzua në Prokurori dhe u kthye në Itali për të kryer dënimin. Edhe në këtë rast u shkel ligji vetëm që Fatmir e Agron Xhafaj t’i shpëtonin hetimit penal për trafik droge. Denoncimi me fakte që gjykata e quan kallëzim të rremë i ndërpreu karrierën politike Xhafajt dhe i dëmtoi reputacionin trafikantit të drogës. Ec e merre vesh…”

Ai theksoi se nuk po shkon në burg si një kallëzues i rremë, por si politikan i ri që ka dëshmuar gjithçka ka thënë me prova.

“Ata u provuan qartësisht se nuk janë funskionarë shteti, por pupacë të narkoshtetit. Kam kontribut të gjatë në PD në vitet e opozitës, kam denoncuar afera korruptive që e kanë tërbuar Edi Ramën, ministrat dhe pupacët e tij. Unë nuk shkoj në burg si kallëzues i rremë, por shkoj si një politikan i ri, një model i ri që ka dëshmuar me prova shqiptare e italiane përfshirjen e ministrit e familjes së tij në narkotrafik. Është goditje nën brez për të kënaqur epshet e grupeve kriminale. Sicc i kam mundur në ccdo përballje elektorale, do bëj të nëjjtën gjë edhe tani. Nuk më trembin dot mua, qytetarët, oppzitsn. Përballë do më kenë sot, pas një viti, gjatë këtij viti e kështu për vite me radhë, siç janë kallëzuar të rrënohgen e rrëzohen. Si ka mundësi që krerët e opozitës janë ose në burg ose në ndjekje penale?! “

Vendimi për 1 vit burg për demokratin u mor dje nga Gjykata e Apelit të Tiranës sa i takon çështjes “Babalja”.

/a.r

Next Post
Të gjithë janë të lumtur me Salianjin në qeli

Të gjithë janë të lumtur me Salianjin në qeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In