• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji “kujtohet” 4 ditë pas lirimit të Berishës: “Çlirimi” i tij, fuqizim i Partisë Demokratike para zgjedhjeve!

by S T
30/11/2024 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me lirimin nga masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Kur kanë kaluar katër ditë nga vendimi i marrë nga GJKKO, Salianji shkruan se “çlirimi” i Berishës është fuqizim i Partisë Demokratike para zgjedhjeve të 2025.

Salianji shton se koha është i vetmi aset, të cilin kundërshtarët politikë të demokratëve nuk e kanë më të shumtë se PD, ndaj duhet punuar shumë.

Reagimi:

Letër nga qelia nr.6: Lirimi i Sali Berishës, çlirim energjizues për demokratët!

Letër nga qelia nr. 6

Sali Berisha është i lirë!
Çliruese e energjizuese për demokratët

Jam i bindur që edhe më i fundit shqiptar politik, dhe më racionali shqiptar apolitik, e dinë që çlirimi i Berishës është fuqizim i Partisë Demokratike para zgjedhjeve.

Berishën nuk e liruan, e izoluan padrejtësisht për thuajse 1 vit, dëgjoj e lexoj me aq sa vjen lajmi në burg se qenka lirim, në fakt është imponimi e më pas çlirimi. Nuk mund të lexohet çlirimi i Sali Berishës pa betjat e përditshme që zhvilluan demokratët, pa mbështetjen ndërkombëtare e rezolutave të PPE e IDC.

Nuk e liruan por u çlirua sepse i kishin ata duart e lidhura te vazhdonin burgun politik, pika e vlimit erdhi, mungesa e zgjedhjeve të lira, do të çmontoheshin që në nisje nëse kryetari i opozitës mbahej i izloluar, e hetimet do te binin nëse dhe pas mbylljes se hetimit do mbahej nën arrest pa arsye!

Ndaj kushdo e përmend lirimin më mirë të zgjedh çlirimin si më i duhuri term!
Ishte çlirim i ardhur nga durimi e strategjia për të parë larg situatën.

Sali Berisha strategjikisht pa larg, e ndonëse tha mbajta 330 fjalime, në fakt kalkuloi qindra veprime të një reaksioni zinxhir që e çliroi vetë.

Demokratët, mundet e duhet ta kuptojnë këtë përtej manipulimeve që i bën kundershtari per mareveshje e dakordësi të fshehta. Demokratet me shume se te tjeret kane dhjetra vite qe e dine se marreveshjet e fshehta jane shkaterrime te ngadalta, dhe nuhatja e tyre eshte beteja.

Demokratet e dine qe euforia per Berishen nuk duhet te jete peshe e metejshme ndaj tij.

Demokratet po ashtu kane pare se si rënia në dembelizëm dhe komoditet, me idenë se tani këto punë i di Sali Berisha, eshte një fatalitet që ka patur jo pak kosto në të shkuarën. Kjo do të ishte vrastare nëse ndodh sërish.

Rikthimi në zyrë, fizikisht dhe full-time në detyrë i Sali Berishës kërkon krejt të kundërtën. Shtim të aktivitetit, shtim të kontakteve, dhe çdo orë të ditës në takim, në komunikim me njerëzit. Jemi vetëm 5 muaj nga dita e zgjedhjeve. Me aq sa arrij të informohem nga burgu, vijojne mbledhjet me strukturat, e kjo serish eshte vetem nje faze e parë dhe e pamjaftueshme.

Çlirimi i Berishes eshte clirimi i energjive jashte fushatës brenda Partisë Demokratike. Kjo duhet te çliroje po aq forcen vepruese per te sinergjuar me te gjithe, e mbi te gjitha tani atyre qe jane jashtë radhëve tona.

S’ka fare nevojë për ta theksuar se sa jetike janë këto zgjedhje për demokratët, për qytetarët dhe për vendin. Në këto kushte, nëse nuk e bëjmë dot ditën 25 orë, të paktën ato që kemi në dispozicion, duhen shfrytëzuar për të arritur tek çdokush, sado larg të jetë ai, sado i paangazhuar apo skeptik, apo me pasionin e zbehur për politikën.

Koha është i vetmi aset, të cilin kundërshtarët tanë nuk e kanë më të shumtë se sa ne.

Do të ishte mëkat i pafalshëm nëse nuk do ta shfrytëzonim këtë potencial deri në sekondën e fundit.

Next Post
Zbardhet Librazhdi, dëbora mbulon zonën malore

Zbardhet Librazhdi, dëbora mbulon zonën malore

TË FUNDIT

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

Rama sulmon opozitën: Bën çmos të mbulojë punët e Shqipërisë me ziftin dhe baltën e urrejtjes

April 5, 2026
Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

Nazarko: Kosova po rrëshket në marrëzi, Tirana të ndërhyjë që Osmani të rizgjidhet presidente

April 5, 2026
Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar me 20 vite burg

April 5, 2026
Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

Fundjava me fluks të lartë në Morinë/ Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë, në fundjavë procedurë e përshpejtuar

April 5, 2026
“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

“Do të kemi lajme shumë të mira”, Rama: Negociatat me BE-në janë në vijë

April 5, 2026
2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

2 ditë dramë! Zjarr dhe avionë të shkatërruar, si SHBA-të nxorrën pilotin e tyre nga Irani

April 5, 2026
Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën me lutje për paqe dhe dashuri

April 5, 2026
Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

Moti i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë vendin këtë të diel

April 5, 2026
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Kandidatura për Tiranën/ Bejko: Braçe ‘e ka ndarë mendjen’, por Ramës i duhet Manastirliu

April 5, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In