• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji flet për largimin e Grida Dumës: Akt sakrifice të lësh privilegjet e deputetes! Gruaja më e votuar në PD, kishte profil politik të ngritur…!

by Java News
11/11/2022 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Ervin Salianji ka folur ditën e sotme për largimin nga parlamenti të ish-koleges së tij tashmë, Grida Duma e cila u largua nga politika për një projekt në televizion.

Salianji është shprehur në News 24 se lënia e privilegjeve të deputetes janë sakrificë e madhe që nuk e bëjnë shumë persona ndërsa shtoi se kjo duhet t’i shërbejë opozitës për të gjetur rrugën.

“Dorëheqjet nuk janë të ngjashme qoftë për shkak të profilit politik, qoftë për shkak të personalitetit politik, por qoftë edhe për shkak të kontributeve të dhëna në vite. Nuk kanë të njëjtat sakrifica dhe as kontribute brenda partisë. Problemi në Shqipëri është që politikanët nuk largohen, nuk e kanë pjesë të moralitetit politik apo kulturës politike dorëheqjen dhe kapen me thonj pas karrigeve politike.

Dorëheqja e Gridës është e përsëritur si akt, pas dorëheqjes si nënkryetare, politikanët si rregull tërhiqen kur kanë kuotat më të ulëta, Grida u tërhoq në një moment kur kishte kuotat më të larta dhe popullaritet të madh. Tërheqje. E shoh si mospërfshirje në betejë brenda opozitës të profileve të larta, sepse krijohen kosto të mëdha. Lenia e privilegjeve të deputetes është sakrifice që pak e bëjnë, duhet ti shërbejë opozitës për të gjetur rrugë, si kumbin qoftë për ata që janë brenda, apo si lëvizje për të ndihmuar nga jashtë”, deklaroi Salianji.

Ai rreshtoi disa nga arritjet e Grida Dumës në politikë duke e cilëuar gruan më të votuar në PD me një profil politik të ngritur mbi beteja dhe fitore betejash. Salianji theksoi se largimi i saj duhet t’i shërbejë opozitës dhe shoqërisë një mënyrë për të bërë politikë.

“Ishte si dorëheqja që bëri si nënkryetare, apo dorëheqja që bëri Gjekmarkaj që çoi në një dorëheqje në atë rast të kryetarit të PD-së, pra për shkak të një lëvizje të brendshme. Për të thënë disa anti-teza të atyre që janë hedhur në publik, është sakrifica me bashkinë e Durrësit ku janë marrë vota më shumë se asnjëherë tjetër nga 2013 e mbrapa, fitimi i njësisë së Kavajës në këto zgjedhje, nje nga tre njesite e fituara ne PD ne gjithe qarkun Tiranë, fitorja brenda partiake ne Rrogozhine ne 6 Mars ku PD zyrtare doli e dyta vetem ne kete bashki, gruaja më e votuar në PD, e bën që qartesisht te jete nje profil politik i ngritur mbi beteja dhe fitore betejash, të jetë një tërheqje që të shërbejë si një kambanë për ti treguar opozitës dhe shoqërisë që duhet të ketë një tjetër dimension, një tjetër mënyrë për të bërë politikë. Këtë profil e bëjnë vetëm politikanë që vijnë me një personalitet të caktuar, pra dorëheqjen e bëjnë njerëz që kanë sedër dhe integritet politik.

Kur je me i spikaturi dhe sakrifikon duke fituar dhe kur drejtuesi të shet, kur bën beteja vetëm në opozitë, kur në vitin 2013 gjithë të majmurit e pushtetit largoheshin dhe beteja publike mbahet vetëm, kur luftën e ke jo vetëm me regjimin hibrid por dhe me të blerët nga regjimi por qëndron dhe gjen përherë forma kontributi për interesin publik, e bën akt emancipues dhe shembull. Edhe në rastin e Rrushajt besoj që është një akt për tu vlerësuar, pavarësisht se kontributi dhe sakrifica nuk janë të njëjta”, është shprehur ai./m.j

Next Post
Të moshuarit marrin 3000 euro pension në Itali dhe jetojnë në Shqipëri: Në vendlindje kthehemi vetëm si turistë

Të moshuarit marrin 3000 euro pension në Itali dhe jetojnë në Shqipëri: Në vendlindje kthehemi vetëm si turistë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Parlamenti, i kthyer në teatër kukullash”/ Bordi i Paqes, Fatmir Mediu: U shkelën dy nene! Deputetët të painformuar

“Parlamenti, i kthyer në teatër kukullash”/ Bordi i Paqes, Fatmir Mediu: U shkelën dy nene! Deputetët të painformuar

January 22, 2026
FOTO/ “Trëndafil në kohë lufte!”- Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? ‘Gdhend’ në dorë emrin e një vajze, aktori bën lëmsh rrjetin…

FOTO/ “Trëndafil në kohë lufte!”- Bes Kallaku në një lidhje të re dashurie? ‘Gdhend’ në dorë emrin e një vajze, aktori bën lëmsh rrjetin…

January 22, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Opozita dorëzoi një fitore që e kishte arritur kundër SHBA-së

January 22, 2026
Mungesa e energjisë në shërbimin e reanimacionit/ QSUT “flet” pas 4 ditësh: Bashkë me OSHEE monitoruam avarinë

Mungesa e energjisë në shërbimin e reanimacionit/ QSUT “flet” pas 4 ditësh: Bashkë me OSHEE monitoruam avarinë

January 22, 2026
Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

January 22, 2026
Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

January 22, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Presidenti serb Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

January 22, 2026
Kaosi në Kuvend, Nikollë Lesi: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

Berisha votoi Ramën nga frika e Trump, po Salianji pse e trembi?!

January 22, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

January 22, 2026
Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In