• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji duhet të zhgënjehet nga Berisha, jo nga gjyqtarët

by Mero Baze
26/09/2024 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mero Baze

Ervin Salianji ka një farë të drejte të jetë i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës së Apelit. Për katër vite rresht ai ka mundur t’i poshtërojë ata, i ka detyruar të shtyjnë seanca pa fund, ka degraduar çdo standard të gjykimit të një çështje në Apel dhe ka pas gjithë të drejtën e zotit të besonte që më në fund do t’ia dilte.

Mbi të gjitha, ka pas një arsye më tepër që duhet të besonte. Dy nga gjyqtarët e trupit gjykues, ata që po mallkohen sot nga zyrat e SHQUP, janë ato që i dhanë vulën dhe logon e Partisë Demokratike, Sali Berishës, dy muaj më parë.

Vendimi i sotëm, i cili në fakt konfirmon vendimin e Gjykatës së Shkalës së Parë, ka shkaktuar një stuhi sulmesh ndaj po këtyre gjykatësve.

Nuk dua të bëj komente mbi atë që ka bërë Salianji se ajo tani është një çështje e gjykuar nga drejtësia, por me vesin e ndyrë të PD që kur gjyqtarët japin vendime pro tyre janë të pavarur, dhe kur japin vendime kundër tyre janë të varur nga Edi Rama

Të njëjtët gjyqtarë para dy muajsh i kanë dhënë vulën dhe logon Sali Berishës, një vendim i cili në thelb godet të drejtën formale që ka pas Lulzim Basha për të qenë mbajtës i logos dhe vulës së PD, edhe pse e kishte zvogëluar partinë dhe Berisha kishte shumicën reale të PD.

Por askush nuk i sulmoi ata si të blerë nga Berisha kur e morën atë vendim.

Të njëjtët gjyqtarë që sot thjesht konfirmojnë një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë, kryqëzohen si njerëz të Edi Ramës.

Atëherë nëse janë njerëz të Edi Ramës, i bie që logon dhe vulën e kanë nga Edi Rama, dhe nëse vazhdojmë me logjikën konspiracioniste idiote të PD, i bie që Rama dhe Berisha kanë bërë pazar për logon e vulën dhe kanë shitur Salianjin.

Natyrisht kjo është një marrëzi ta mendosh, por është një përfundim logjik kur dëgjon sulmet e PD ndaj dy gjyqtarëve.

Ata duhet të zgjedhin nëse kanë marrë kot logon dhe vulën nga këto dy gjyqtarë, apo kanë dënuar kot Salianjin. Ta ndajnë kë kanë më të rëndësishme, logon dhe vulën apo Salianjin. Se jam i sigurtë se në këtë rast vet Salianji si një Lej Fen i vërtetë i PD, do zgjidhte më mirë burgun e tij se sa Berishën pa vulë dhe logo.

Dhe duhet bërë më shumë kujdes kur deklaroni se është i burgosuri i parë politik i 34 viteve. Nuk po them kush është i vërteti dhe i pari, se Fatos Nanon në burg e kemi produkt të Berishës, por së paku brenda PD është Berisha, që ka deklaruar se është i burgosur politik.

Ka dhe bluza me slogan Free Berisha për këtë punë që e ka vesh dhe Salianji.

Thjeshtë tani mund ta korrigjojnë pak dhe ta bëjnë Free Sali-anji.

Next Post
“S’ta mban ‘b’ e vogël”, Rama i përvishet Bardhit: Xhafaj e mori detyrën me nder dhe dorëzoi me dinjitet,  që fara jote hibride nuk ka sesi t’ia dijë vlerën!

“S’ta mban ‘b’ e vogël”, Rama i përvishet Bardhit: Xhafaj e mori detyrën me nder dhe dorëzoi me dinjitet, që fara jote hibride nuk ka sesi t’ia dijë vlerën!

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Kur e ha vetë në bythë, të duket gojorja si një akullore me vanilie.
    Prandaj Sali~Dum~Dumi, të bëjë gati plaçkat e burgut, ti fusë mik Gridën ~ Ulsi Manjës, që ta dergojnë në burgun e Reçit, se ka kushte ideale me dhoma VIP e me tualet brenda bashkëkohor….
    Fundja burgu për burra është, sikunder ka thënë vetë me gojë të vet, çuni i Bujar patates…..
    Goja llap, e shpina dap thotë një shprehje popullore.
    Shpresoj të vësh mënd e mos të të zëvendësojë Grida me ndonjë llapaqen tjetër si puna jote ore kriç mashkull.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksident në Thumanë-Kashar, përplasen dy makina, humb jetën 48-vjeçari

February 18, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Gjyqi ndaj Thaçit është intrigë ndërkombëtare, por ata do dalin të pafajshëm

February 18, 2026
Pas reshjeve të shiut nis dëbora e parë në Theth dhe Razmë, qarkullimi vijon normalisht

Prani bore në tre akse të vendit, ARRSH del me njoftim për drejtuesit e mjeteve

February 18, 2026
Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

Konjufca nga Haga: Krimet në Kosovë u kryen nga serbët. Kjo e vërtetë s’mund të ndryshohet

February 18, 2026
Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

Fshehu takimet me biznesmenin kinez, Kongresi i Perusë shkarkon presidentin pas vetëm 4 muajsh në detyrë

February 18, 2026
Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

February 18, 2026
“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

February 18, 2026
Mbreti rebel

Mbreti rebel

February 18, 2026
Masakra e Reçakut/ Walker: Ata që e mohojnë janë të përfshirë, Vuçiç është shembull shumë i mirë

William Walker: Ja pse prokurorët duan që gjyqi i UÇK të mos përfundojë kurrë

February 18, 2026
Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In