• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji: Drejtori i ri i Policisë së Fierit duhet të ishte në burg

by Java News
04/04/2019 16:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka akuzuar sot drejtorin e ri të Policisë së Fierit, Andon Marko, i cili është pjesë e përgjimeve të publikuara prej tij për çështjen “Babale”, me dëshmitar Fredi Alizotin.

Salianji tha sot se Andon Marko duhet të futet në burg, pasi ka dhënë dëshmi të rremë për njohjen dhe takimet me Fredi Alizotin.

“Partia Demokratike denoncoi dje si akt banditesk emërimin në krye të Drejtorisë së Policisë së Fierit të Andon Markos një prej policëve që është përfshirë në skemën e manipulimit dhe blerjes së dëshmitarit të rremë në dosjen Xhafaj kundër opozitës. Ne bëmë publike dje 5 përgjime, që faktojnë se Andrea Marko, në detyrën e nëndrejtorit të Policisë së Fierit i shërben dëshmitarit të sajuar të qeverisë dhe e mban me para atë që të dëshmojë kundër opozitës, në mbrojtje të narkopushtetit politik të Ramës.

Partia Demokratike u ka shpjeguar shqiptarëve se në këtë skemë të rëndë manipulimi shtetëror, një rol kyç ka prokuroria e kapur prej Edi Ramës dhe rasti i Andon Markos e provon sërish këtë.  Nga përgjimet faktohet se Drejtori i ri i Policisë së Fierit jo vetëm ka dijeni për skemën e blerjes së dëshmitarit të rremë të qeverisë, por se ai e ka takuar disa herë atë. Kjo e bën shefin e ri të Policisë së Fierit një mashtrues, që duhej arrestuar menjeherë për dëshmi të rreme”, tha Salianji.

Ai ka publikuar dhe procesverbalin ku Andon Marko deklaron se e ka takuar vetëm njëhërë Fredi Alizotin, ndërkohë që sipas tij nga përgjimet telefonike takimet rezultojnë të kenë qenë më të shpeshta.

g.kosovari

Next Post
Makinat me 3.4 mln euro, Veliu takon Xhafajn: Shumë shpejt rezultatet!

Emrat / Valë shkarkimesh në Polici, Veliu largon 8 drejtues komisariatesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In